ZYRTARE/ Konfirmohet miqësorja e tretë në nëntor, Kombëtarja kuqezi luan me skuadrën që merr pjesë në Botërorin 2022! Do grumbullohen lojtarët e Superligës, ndeshja në tokë neutrale

ZYRTARE/ Konfirmohet miqësorja e tretë në nëntor, Kombëtarja kuqezi luan me skuadrën që merr pjesë në Botërorin 2022! Do grumbullohen lojtarët e Superligës, ndeshja në tokë neutrale

Kombëtarja në miqësoren me Arabinë Saudite

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë kundër Katarit në 9 nëntor në Marbella të Spanjës. Duke nisur nga ora 18:30 kuqezinjtë e Rejas do sfidojnë ekipin që organizon Kupën e Botës 2022 dhe merr pjesë në eventin më të rëndësishëm sportiv në glob (20 nëntor - 18 dhjetor).

Njëjtë si në miqësoren e barazuar 1-1 me Arabinë Saudite dy ditë më parë, edhe në duelin me Katarin do grumbullohen lojtarët nga Superliga dhe ata që nuk kanë marrë shumë minuta me ekipin kombëtar. Të dyja Federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy vendeve. Dueli i parë mes Shqipërisë dhe Katarit është luajtur në maj të vitit 2012 dhe miqësorja e luajtur në Madrid përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjve me gola të shënuar nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Sfida e dytë ka qenë ajo e luajtur më 22 maj 2016 në Austri, një nga testet e fundit para pjesëmarrjes së Shqipërisë në finalet e Euro “Francë 2016”. Miqësorja u mbyll me fitoren 3-1 të përfaqësueses shqiptare me gola të realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Armando Sadikut.

Veç ndeshjes me Katarin, Shqipëria e futbollit do luajë edhe dy miqësore të tjera në nëntor, atë ndaj Italisë në datën 16 dhe Armenisë në 19, të dyja në "Air Albania".

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin