Zyrtare/ Kukësi largon trajnerin, verilindorët zgjedhin 'timonierin' e ri

Zyrtare/ Kukësi largon trajnerin, verilindorët zgjedhin 'timonierin' e ri

Stavri Nica

Kukësi dhe Stavri Nica kanë ndarë rrugët përfundimisht. Humbja 3-2 me Dinamon në javën e fundit ka sjellë një situatë të nderë në skuadrën verilindore, çka ka bërë që drejtuesit të ndryshojnë staf. Pas 18 ndeshjeve në drejtim, Nica nuk është më trajneri i Kukësit.

Nica dje nuk është paraqitur në stërvitje, me lojtarët që janë lajmëruar për ndryshimin në stol. Në vend të 69 vjeçarit, klubi i Kukësit ia ka besuar mbijetesën Emiljano Çelës.

38-vjeçari beratas pak muaj më parë u shkarkua nga Flamurtari në të Parën, teksa rikthehet në Superligë pas eksperiencës me Kastriotin, ku bëri mirë dhe për një sezon shpëtoi ekipin nga rrëzimi.

"Stavri Nica ka mbyllur bashkpunimin me ekipin e Kukesit! Klubi e falenderon per kontributin e dhene! Faleminderit Profesor!", shkruan Kukësi.

Emiljano Çela te Kukësi

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja