Zyrtare, lista e kandidatëve të PS
Rama: PD do të hyjë në zgjedhje

Zyrtare, lista e kandidatëve të PS<br />Rama: PD do të hyjë në zgjedhje
TIRANE-Partia Socialiste ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për të gjitha qarqet për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në listën e miratuar nga Kryesia e PS ka shumë surpriza, si përsa i përket emrave të rinj, të larguarve nga grupi parlamentar, por edhe pozicionit në listat e qarqeve.
 
Kështu Rama ka vendosur që të kandidojë i gjashti në listë në qarkun e Vlorës, ndërsa kryetari i grupit, Gramoz Ruçi i nënti në qarkun e Fierit.
 
Me pozicionimin në listat e Vlorës dhe Fierit, Rama dhe Ruçi tregojnë forcën duke sfiduar PD për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Përsa i pëket udhëheqjes së qarqeve, në Tiranë do të jetë Elona Gjebrea, në Elbasan Taulant Balla, në Kukës Mimi Kodheli, në Fier Erjon Braçe, në Shkodër Ditmir Bushati, në Gjirokastër Bledi Cuci, në Vlorë Damian Gjiknuri, në Korçë Niko Peleshi, në Lezhë Lindita Nikolla, në Berat Blendi Klosi, në Durrës ministrja Gjermeni dhe Dibër Ilir Beqaj.

Në qarkun e Elbasanit në listën e PS është futur edhe Luan Duzha, i cili në 2013 u zgjodh nga PR më pas kaloi te LSI, në qershor do të kandidojë në radhët e socialistëve.
 
Ndërsa në listën e Korçës është përfshirë një kandidate nga komuniteti maqedonas, Edlira Donevski.

Përsa i përket deputetëve nga grupi aktual parlamentar që janë përjashtuar surpriza më e madhe është Arta Dade, ndërsa vijon me Piro Lutajn, Arben Çukon, Dash Pezën, Parid Carën, Ledi Shamkun dhe shumë të tjerë.
 
Ndërsa kujtojmë që Valentina Leskaj deklaroi se vendosi që të mos kandidonte për t'u hapur rrugën të rinjve.
 
Emrat e rinj që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit nga PS janë ministrja Milva Ekonomi në Durrës, Alket Hyseni në Vlorë, Elisa Spiropali në Korçë, Safet Gjici në Kukës dhe Elona Gjebrea me ministren Manastirliu në Tiranë.

Ministrja Mimi Kodheli, e cila njëkohësisht është edhe udhëheqësja e listës së PS në qarkun e Kukësit deklaroi se të gjithë kandidatët kanë marrë konfirmimin e Prokurorit të Përgjithshëm për pastërtinë e figurës.

Kryeministri Rama u shpreh se të gjithë kandidatët e PS për zgjedhjet e 18 qershorit kanë kaluar verifikimin për pastërtinë e figurës.


 
Rama: PD do të futet në zgjedhje, jam i bindur
Pas zyrtarizimit të listave, kryeministri Rama ka falenderuar të gjithë deputetët që nuk janë kandiduar për në 18 qershor, ndërsa më pas është shprehur se PS është gati për ballafaqim.
 
Rama është shprehur i bindur se PD do të futet në zgjedhje, ndërsa e ka ftuar edhe njëherë që të vendosë kandidat në Kavajë për zgjedhjet lokale.
 
Rama ka theksuar edhe njëherë se në zgjedhje PS do të shkojë e vetme, jo me koalicione.
 
"Mirënjohje për deputetët që ishin pjesë e rrugës sonë duke filluar nga Namik Dokle, Leskaj, Dade dhe të gjithë të tjerët me radhë.
 
Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje jam i bindur që nuk është iluzion por reale, pasi e kam pasur gjithmonë këtë bindje.
 
Jam besimplotë që ne do të mund t'i krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohet natyrisht në formatin aktual secili më vete, edhe jashtë afatit.
 
Në një afat mundësish për të përgatitur fletët e votimit dhe patjetër jemi gati ti ofrojmë që në 7 maj të shkojë me një kandidat në Kavajë dhe një turmë njerëzish
" tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit