Marcelo Vieira do të luajë sërish për Fluminense në Brazil, skuadër ku filloi karrierën dhe nga e cila bëri kapërcimin për të luajtur me Real Madridin. Pas ndarjes me Olympiacos , mbrojtësi brazilian kthehet në shtëpi për të vazhduar karrierën edhe pse në moshën 34-vjeçare.
“Ka ardhur koha të rikthehem”, ka shkruar vetë Marcelo në rrjetet e tij sociale për të njoftuar rikthimin te Fluminense . Ai filloi karrierën e tij profesioniste përpara se të nënshkruante për Real Madridin në janar 2007. 16 vjet më vonë, me pesë tituj të Champions League dhe një karrierë legjendare pas tij, mbrojtësi i majtë rikthehet në futbollin brazilian.
Me fanellën e Fluminense, Marcelo luajti një sezon në ekipin e parë, një vit i përkthyer në 40 ndeshje, gjashtë gola dhe tre asistime përpara se të shitej te Real Madrid (2007) ku ishte pasardhësi i një tjetër braziliani legjendar si Roberto Carlos.