Zyrtare, Mavraj tek Hamburgu:
Erdha në një skuadër të madhe

Zyrtare, Mavraj tek Hamburgu:<br />Erdha në një skuadër të madhe
Mërgim Mavraj është zyrtarisht një futbollist i Hamburgut në Bundesligën gjermane. Zërat e shumtë për kalimin e mbrojtësit të Kombëtares nga Këlni tek Hamburgu janë konfirmuar pasi në faqen zyrtare Hamburg dha lajmin dhe Mavraj ka postuar me fanellën e skuadrës së re.

30- vjeçari që ka zhvilluar një sezon fantastik deri tani me Këlnin ka firmosur deri më 30 qershor 2019 me Hamburgun që është një nga skuadrat më me histori në Gjermani.

Vetë mbrojtësi pasi ka pozuar me fanellën e ekipit të ri ka folur edhe për faqen zyrtare të Hamburgut.

“Jam i kënaqur që do luaj me Hamburgun pasi është një skuadër e madhe dhe më ka besuar një rol të rëndësishëm. Besimi që është shfaqur tek unë më bën krenar dhe mezi pres t’i bashkohem skuadrës në janar”, ka deklaruar Mavraj.

mergim mavraj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime