Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prezantohet në Hungari: I lumtur që jam këtu

Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prezantohet në Hungari: I lumtur që jam këtu

Albion Marku në prezantim

Albion Marku, mbrojtësi që ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë dhe ka një karrierë të pasur në Superligë, tanimë është pjesë e ETO FC Győr në elitën e futbollit në Hungari.

I dalë nga moshat e Shkëndijës, Marku ra në sy pas aktivizimit te Laçi dhe më pas kaloi te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, nga ku më pas kaloi në huazim te Partizani, Dinamo dhe Teuta, para se ta merrte Dinamo përfundimisht.

Tanimë 23-vjeçari ka kaluar te ETO FC Győr dhe ende nuk dihet shuma që Dinamo ka përfituar nga kjo lëvizje. Pas prezantimit Marku është shprehur i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi me shumë histori dhe që do të luftojmë së bashku në elitë. Çdokush në skuadër më priti mjaft mirë dhe ndjehem shumë komod. Shpresoj që të jap më të mirën nga vetja në sezonin e ri dhe kështu të ndihmoj skuadrën që të jetë e suksesshme”, u shpreh Marku.

Kujtojmë se pjesë e Gyor është edhe Eneo Bitri që luan i huazuar te hungarezët nga klubi i Valerengës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë