Barcelona dhe Girona kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Oriol Romeu. Lojtari do të nënshkruajë kontratë për tre sezonet e ardhshme me katalanasit, deri më 30 qershor 2026 dhe klauzola e tij e largimit është vendosur në 400 milionë euro.
Oriol Romeu kthehet në klub për herë të dytë, pasi mbërriti në La Masia në 2004 për të qenë pjesë e formimit të të rinjve të Barcelonës. Mesfushori nga Katalonja kaloi nëpër ekipet e moshave për të qenë pjesë e skuadrës së Barça Atlétic me trajnerin e atëhershëm Luis Enrique, duke fituar përvojë për të luajtur në Divizionin e Dytë të futbollit spanjoll. Romeu bëri debutimin e tij në ekipin e parë në 2010/11, duke luajtur dy herë atë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolën.
31-vjeçari në 2011 u bashkua me Chelsea, duke mos bindur trajnerin Guardiola. Karriera e tij vijoi me sukses te Valencia, Stuttgart, Southampton dhe Girona. Pas 13 vitesh, Romeu rikthehet në shtëpi dhe shihet si zëvendësuesi i Busquets në mesin e fushës.