Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd

Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd

Champions League

Liga e Kampioneve zhvillon këtë të mërkurë nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e katërt. Gjithçka nis në orën 18:45 me dy duele, atu ku Aston Villa kërkon tri pikët në Belgjikë.

Në orën 21:00 skena është për ekipet "big", ku bien në sy përballjet Inter - Arsenal dhe PSG - Atletico Madrid. Në Munich, Bayern pret Benficën në një përballje të fortë, ndërsa Barcelona kërkon suksesin në udhëtim kundër Crvena zvezdas në Beograd.

Edhe PSG nuk e ka të lehtë në shtëpi, aty ku si mysafir ka Atl. Madridin. Përballje e fortë edhe për Atalantën, që me Gjimshitin duan pikë në Gjermani kundër Stuttgart.

Champions League, raundi 4 - E mërkurë 6 nëntor:

18:45

Club Brugge - Aston Villa

Shakhtar Donetsk - Young Boys

21:00

Bayern Munich - Benfica

Crvena zvezda - Barcelona

Feyenoord - Salzburg

Inter - Arsenal

PSG - Atletico Madrid

Sparta Prague - Brest

Stuttgart - Atalanta

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Atalanta në transfertën gjermane, Gasperini: Duam pikët, ndeshje e rëndësishme


Atalanta do të përballet me Stuttgartin në transfertë në ditën e katërt të Champions League, në një ndeshje që nis sot në orën 21:00. Gian Piero Gasperini foli para sfidës dhe i analizoi me kujdes kundërshtarët për të mos u kapur i papërgatitur.

“Shpresojmë të marrim pikë, por çdo ndeshje është ndryshe. Do të jetë një provim kundër një skuadre që ka dalë mirë me Juventusin dhe Real Madridin. Do të jetë një test me vlerë siç e meriton Liga e Kampionëve. Të gjithë mendojnë se si ta motivojnë ekipin e tyre, ne luajmë për pikë që kanë filluar të jenë të rëndësishme.

Fitorja e tyre në Torino është një tregues i qartë, pa harruar ndeshjen e Madridit. Ata nuk po shkëlqejnë në ligë, por vlera e ekipit njihet. Është një nga më të mirët në Bundesligë, na duhet një ndeshje e madhe", tha italiani i Atalantës.

Ora 14:47
Përballja me Arsenalin, Inzaghi vlerëson ‘Topçinjtë’: Një nga skuadrat favorite për trofeun e Champions


Sot në Champions League spikat ndeshja ndërmjet Interit dhe Arsenalit e cila merr jetë në 21:00. Në prag të këtij takimi, trajneri i zikaltërve, Inzaghi tha se do të jetë një ndeshje e vështirë, përballë një nga kundërshtarve më të fortë në Europë.

“Do të përballemi me një ekip që është ndër më të mirët në Evropë, me një trajner të madh. Nëse e sheh Arsenalin mes 100 skuadrave, pa e ditur emrin, e njeh. Ata diskutuan dy titujt e fundit anglezë pikë për pikë me Manchester City-n.

Nuk po mendoj për Napolin, Arsenali është prioriteti ynë, ata janë një nga më të fortët në Evropë, ndër favoritët së bashku me Real Madridin, Cityn dhe Bayernin.

Premier League? Nuk e mohoj që ka pasur mundësi, jo vetëm te Interi, por edhe kur isha te Lazio. Por tani ndihem shumë rehat këtu. Më pëlqen, më intrigon, por tani jam te Interi, një nga skuadrat më të mira në Evropë”, tha ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 06/11/2024 13:46

    AMALA FORZA PAZZA INTER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Vranësira e temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot