Milani ka prezantuar zyrtarisht Marco Sportiello-n. Portieri italian është bashkuar me kuqezinjtë si lojtar i lirë pasi kontrata me Atalantën i ka skaduar dhe Milani ka fituar garën për të.
31-vjeçari është zyrtarizuar nga kuqezinjtë teksa ka nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2027. Italiani do të jetë portieri i dytë i Milanit pas francezit Mike Maignan. Te Milani, portieri italian do të mbajë fanellën me numrin 57.
"I lindur më 10 maj 1992 në Desio, Sportiello vjen nga sektori i të rinjve të Atalantës dhe më pas luajti për Seregno (sezonin 2010/11), Poggibonsi (sezonin 2011/2012) dhe Carpi (sezonin 2012/13), përpara se të kthehej në Atalanta për të bërë 88 paraqitje ndërmjet viteve 2013 dhe 2017. Në janar 2017, ai u transferua te Fiorentina, ku luajti 39 ndeshje, e ndjekur nga një kalim te Frosinone për sezonin 2018/19, ku u paraqit 36 herë. Përpara sezonit 2019/20, ai u kthye sërish në Atalanta dhe i çoi paraqitjet e tij për klubin e tij të fëmijërisë në 136", njofton Milani.