ZYRTARE/ Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë, caktohet tekniku i ri në Shkodër

ZYRTARE/ Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë, caktohet tekniku i ri në Shkodër

Mirel Josa, ish-trajneri i Vllaznisë

Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë. Humbja 2-0 në Laç për javën e 26-të në Superligë këtë të diel, ka bërë që drejtuesit dhe trajneri të gjejnë konsensusin për të shkëputur marrëveshjen. Tanimë skuadra kuqeblu do drejtohet nga dyshja Auron Milori dhe Vioresin Sinani.

"Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme! Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Milori dhe Vioresin Sinani", njofton Vllaznia.

59-vjeçari Josa e drejtoi Vllazninë në 37 ndeshje qysh nga sezoni i shkuar, duke marrë 1.54 pikë mesatare për ndeshje. Prej 15 majit 2022, Josa ishte në krye të klubit kuqeblu. Këtë sezon në Superligë, Vllaznia ka koleksionuar nën drejtimin e Josës dhjetë fitore, nëntë humbje dhe shtatë barazime.

Kryeqytetasi e lë ekipin në kuotën e 37 pikëve në vendin e pestë në Superligë, teksa ia doli që sezonin e shkuar me shkodranët të fitonte Kupën e Shqipërisë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në Serbi, ndeshja spostohet pranë Kosovës! Në fushë Spanja dhe Portugalia

Liga e Kombeve/ Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në Serbi, ndeshja spostohet pranë Kosovës! Në fushë Spanja dhe Portugalia