Zyrtare/ Ndeshja me Romën e fundit, FSHF-ja 'degdis' Partizanin në Elbasan për Conference League

Zyrtare/ Ndeshja me Romën e fundit, FSHF-ja 'degdis' Partizanin në Elbasan për Conference League

Partizani në Conference League

Partizani luan me Valmierën për turin e tretë të Conference League. Ndeshja e parë zhvillohet në Letoni më 10 gusht, teksa një javë më pas sfida e kthimit luhet në Shqipëri.

Ndryshe nga sfidat e shkuara, Partizani do presë miqtë në "Elbasan Arena". Kampionët e Shqipërisë spostohen dhjetra kilometra larg kryeqytetit, duke bërë që edhe tifozët të bëjnë më shumë sakrificë për të ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Për shkak se fusha e "Air Albania" do i nënshtrohet mbjelljes së barit, të kuqtë janë të detyruar të luajnë larg tifozëve, gjë që do ndikojë edhe në të ardhurat e klubit prej biletave.

Në kushtet kur në Tiranë janë tre stadiume, por vetëm ai kombëtar vlen për në Europë, FSHF ka gjetur kohën e papërshtatëshme për procesin e mbjelljes. Kujtojmë se Partizani më 12 gusht në 20:00 do luajë kundër Romës një miqësore luksi në "Ai Albania".

Edhe vetë UEFA ka konfirmuar se ndeshja Partizani - Valmiera më 17 gusht do luhet në "Elbasan Arena".

Faximile nga faqja e UEFA-s

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë