SUHAREKË - Orges Shehi është trajneri i ri i FC Ballkanit në Superligën e Kosovës. 47-vjeçari nga Durrësi zëvendëson në stol Artim Pollozhanin, i dorëhequr pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.
Shehi e ka përvojën e parë jashtë Shqipërisë, duke firmosur në një klub që vitet e fundit ka shkruar historinë në Kosovë edhe në garat evropiane. Duket se drejtuesit nga Suhareka i kanë besuar një emri të sprovuar si Shehi, me këtë të fundit që shpreson të ndjekë gjurmët e Ilir Dajës, trajnerit që fitoi pesë tituj me Ballkanin nga 2022-24, mes të cilëve tre herë titullin kampion radhazi.
Për t'u theksuar se pas 5 gushtit Orges Shehi ishte trajner i lirë pas largimit nga Partizani. Veç "Demave të Kuq" ai ka drejtuar nga stoli edhe Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën, ku me bardheblutë u shpall kampion i kampionatit dhe Superkupës.
"Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës". njofton FC Ballkani.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Janar, 18:35
Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?
-
Po
9.7%
-
Jo
82.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veton Surroi: Një busull si më 1989
14 Janar, 20:13
-
Kosovë/ Hykmete Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i LDK-së
14 Janar, 19:04
-
Apeli ul dënimin për shitësin e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj
14 Janar, 18:54
-
SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova! Preken lotaria amerikane, bashkimi familjar e punësimi
14 Janar, 18:15
-
Kosovë/ Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?
14 Janar, 18:07
-
Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.5% gjatë vitit 2026! Kosova do ketë rritjen më të madhe në rajon
14 Janar, 13:04
-
I dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR dhe Policisë, arrestohet një person në Kosovë! Ngjarja e 2023 la të plagosur 90 ushtarë të KFOR në Zveçan
14 Janar, 10:38
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen takohet në Prishtinë me Kurtin dhe Osmanin: Shpresoj që 2026 të sjellë atë që 2025 nuk e solli! Nesër në Beograd (VIDEO)
14 Janar, 09:46
-
Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK-së: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë (VIDEO)
14 Janar, 08:20
-
I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë -Serbi do vizitojë Prishtinën dhe Beogradin këtë javë
13 Janar, 19:38
-
Kosova tregton me Iranin: A do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?
13 Janar, 17:44
-
SHBA-ja pret veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit
13 Janar, 17:24