Mesfushori Jurgen Çelhaka është futbollisti më i ri i Olimpija Ljubjanës në Slloveni. Pas tre vitesh e gjysmë në Poloni me Legian e Varshavës, 24-vjeçari ka ndryshuar skuadër duke u bashkuar si lëvizje pa kosto për sllovenët.
Ish-lojtari i Tiranës përfundoi kontratën me klubin e Legias duke kaluar me parametra zero te Ljubljana. Ai ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Olimpija Ljubljana është momentalisht në vendin e parë në kampionatin slloven dhe një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.
Çelhaka ka zhvilluar 11 ndeshje me Shpresat U-21 duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa ende nuk i është besuar ekipi i parë nga Sylvinho. Tanimë mesfushori pritet të ketë më shumë hapësira dhe të tregojë gjithë cilësitë e tij me topin.