Zyrtare/ Pagë 'faraonike', Victor Osimhen rinovon me Napolin

Zyrtare/ Pagë 'faraonike', Victor Osimhen rinovon me Napolin

Victor Osimhen dhe presidenti De Lautentiis

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen ka nënshkruar me Napolin kontratën e re, duke rinovuar me kampionët e Serisë A deri në vitin 2026. Sulmuesi ka tanimë klauzolë 130 milionë euro, pasi ka qenë një objektiv i vazhdueshëm për klubet angleze Arsenal dhe Chelsea.

Osimhen përmirëson shumë pagën e tij të vjetër prej 4.5 milionë eurosh, duke marrë një shifër totale, më shumë se të dyfishuar, mbi 11 milionë euro neto në sezon.

Victor Osimhen bëhet kështu lojtari më i paguar i Napolit në epokën e De Laurentiis. Ai do fitojë shumë më shumë se Gonzalo Higuain që mori 5 milionë euro dhe me bonuse në sezonin 2013-14 dhe më shumë se Edinson Cavani që mori një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezonin 2012-13.

24 vjeçari bëri lëvizjen e tij te Napoli në vitin 2020 dhe ndikimi i tij ka qenë i rëndësishëm. Nigeriani ka grumbulluar 95 paraqitje për klubin, teksa sezonin e shkuar shënoi 31 gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë