TIRANE - Emiljano Vila është zyrtarisht lojtar i FK Partizanit. Klubi konfirmon goditjen e radhës në merkato duke përforcuar tashmë ndjeshëm organikën e skuadrës, që në këtë sezon do të synojë fitimin e të dy trofeve në vend.  

Akordi mes 26 vjeçarit dhe Klubit është arritur mesditën e sotme teksa është nënshkruar edhe kontrata 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjeter sezon. Pas eksperiencës tepër pozitive në kampionatin grek tek skuadra e Pas Janinës,  Vila aktualisht edhe pjesëtar edhe i ekipit tonë përfaqësues rikthehet në Kategorinë Superiore me fanelën e Partizanit pas aventurave të mëparshme në vend me Teutën dhe Dinamon.

Partizani ka njoftuar se prezantimi i Emiljano Vilës do të zhvillohet  nesër në orën 10:00 në ambjentet e Klubit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)