Real Madrid ka zyrtarizuar sot blerjen e futbollistit të Eintrakt Frankfurt, Luca Jovic, i cili ishte dëshira e shumë klubeve europiane. Në faqen zyrtare të ‘galaktikëve’ lexohet se madrilenetë ka arritur marrëveshje me gjermanët për transferimin e futbollistit, ndërkohë që me 21-vjeçarin është nënshkruar një kontratë 6-vjeçare, deri më 30 qershor të 2025.
Edhe pse në postimin zyrtar të Real Madrid nuk bëhet e ditur, sipas mediave në Spanjë dhe Gjermani sulmuesi i kombëtares serbe thuhet t’i ketë kushtuar 60 mln euro klubit madrilen. Frankfurt pretendonte 70 mln, por diferencën në arritjen e marrëveshjes mund ta kenë bërë bonuset e parashikuara në kontratë.

Jovic është futbollisti i dytë që nënshkruan me Real Madrid në këtë merkato vere pasi më herët ‘galaktikët’ kanë transferuar mbrojtësin Eder Militao. Në listën e skuadrës së drejtuar nga Zidan janë edhe futbollistë të tjera si Eden Hazard dhe Ferland Mendy.
Komente

