Zyrtare/ ‘Rrufe në qiell të hapur’, Partizani shkarkon Orges Shehin

Zyrtare/ ‘Rrufe në qiell të hapur’, Partizani shkarkon Orges Shehin

Orges Shehi

Klubi i Partizanit ka shkarkuar nga detyra trajnerin Orges Shehi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi i ‘Demave’ në një postim në rrjetet sociale.

Shkak për këtë vendim është bërë paraqitja e dobët e ekipit në Kupat e Evropës dhe eliminimi nga Iberia në turin e dytë të Conference League. Shehi firmosi me të kuqtë më 26 dhjetorin e vitit të kaluar dhe kishte kontratë edhe për sezonin e ri që nis më 18 gusht.

Ish-portieri i njohur u shpall nënkampion me “Demat”, skuadër me të cilën ka luajtur edhe gjatë karrierës futbollistike.

Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.’- njofton klubi i Partizanit.

27 ndeshje e drejtoi Shehi Partizanin gjatë kësaj periudhe. Tanimë në krye të stafit teknik rikthehet Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim