Një javë më parë e shkarkuan nga Laçi, por Stavri Nica rikthehet sërish në krye të një ekipi të Superligës në futboll. Trajneri 69-vjeçar ka gjetur akordin dhe do jetë pjesë e Kukësit për vijimin e sezonit. Paraditen e sotme verilindorët njoftuan shkarkimin e Rraman Hallaçit pas dy humbjeve, ndërsa zëvendësuesi i tij nuk ka vonuar.
"Mirësevjen Stavri Nica! Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica! Trajneri do fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City! I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë", njofton Kukësi.
Nica është një emër i njohur në Superligë, teksa për vite me radhë ka drejtuar Laçin, Erzenin, Besëlidhjen apo edhe Devollin dhe Kastriotin. Trajneri korçar u shkarkua një javë më parë nga pankina e Laçit, kjo pas barazimit 3-3 me Erzenin në shtëpi, në ndeshjen debutuese të sezonit.
Traneri u ul në stolin e bardhezinjve sezonin e shkuar si trajner kujdestar, duke ia dalë t'i shpëtojë sezonin laçianëve në nëntë ndeshje. Tanimë ai ka nisur punën te Kukësi, në përgatitje të javës së tretë të Superligës kundër Dinamo City.

Njoftimi i Kukësit
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Vora humbje 'të ëmbël', katër skuadra zyrtarisht në play-off e Kategorisë së Parë! Erzeni dhe Valbona rrëzohen në të Dytën
30 Mars, 16:00
-
Superliga kthehet në estradë, Dinamo i lë ndeshjen Skënderbeut në Korçë! Gega debuton me tri pikë te Partizani
30 Mars, 11:05
-
Zyrtare/ Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i Partizanit, ish-futbollisti rikthehet në shtëpi
29 Mars, 21:45
-
Thomas Brdaric: Me Egnatian gjyqtarja dhe VAR gabuan! Jemi Vllaznia, s'mund të bëjnë çdo gjë me ne
29 Mars, 15:38
-
Renditja/ Egnatia barazon 2-2 ndaj Vllaznisë, kampionët sigurojnë 'Final 4'! Dinamo fiton derbin, Partizani shpërdoron penallti në limite! Toma 'ngjall' Teutën
28 Mars, 08:57
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Vllaznia udhëton në fushën e kryesuesve, Brdaric: Egnatia ndër ekipet më të mira, duam tri pikët
26 Mars, 14:27
-
'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit
26 Mars, 14:04
-
Superliga/ Sot Tirana - Bylis për mbijetesën, agjenda e raundit të 31-të! Ndeshjet në dy ditë
26 Mars, 11:32
-
KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit
26 Mars, 09:05
-
Luhet derbi Tirana - Partizani, mësohet agjenda e Superligës për tre javët e ardhshme
25 Mars, 12:02