TIRANË - Klubi i Futbollit Tirana ia ka besuar ‘çelësat’ e sezonit të ri një dysheje nga Italia. Pasi befasuan duke shkarkuar trajnerin Vangjel Mile pas vetëm dy raundeve të para të sezonit të ri, Tirana ia ka besuar stolin teknikut Italian Roberto Bordin. Ndihmës i tij do jetë Marco Veronese, ish-ndihmëstrajner i kombëtares shqiptare në kohën e De Biasit. Bordin është i njohur në futbollin tonë pasi sezonin e shkuar ishte në stolin e AF Elbasanit, ku u largua për rezultate të dobëta dhe u zëvendësua nga Ivan Gvozdenovic.
Bordin ka drejtuar edhe ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.
‘’Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin. Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.
KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese. Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.
Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar’’, njofton KF Tirana.
Një barazim dhe një humbje këtë fillim sezoni ka sjellë lëvizje në kampin e klubit më të titulluar në Shqipëri.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54.8%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau kolegun brenda komisariatit në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin Ludjan Zaimi
17 Dhjetor, 10:26
-
Dënime të rënda për Ilirinë, Disiplina e lë pa tifozë! Pezullime edhe për zyrtarët e ekipit nga Fushë-Kruja
17 Dhjetor, 10:24
-
Tiranë/ Tregtonin lëndë piroteknike, në pranga 2 persona! Nis hetimi për një tjetër (VIDEO)
17 Dhjetor, 09:36
-
Tiranë/ Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati! Nën hetim dhe dy të rinj, u kapën duke vendosur baste
16 Dhjetor, 13:00
-
Besëlidhja pa rivalë, nëntë fitore në po kaq ndeshje për lezhjanët e basketbollit
16 Dhjetor, 11:01
-
Tiranë/ Shkarkonin ujëra të toksikuar me solucione në rrugë, nis hetimi për 15 administratorë lavazhesh (VIDEO)
16 Dhjetor, 10:44
-
Abuzime me tenderët e AKSHI-t, SPAK ekzekuton 6 masa sigurie! Në kërkim Agasi dhe Beqiraj, pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës! Zbardhen akuzat
16 Dhjetor, 08:41
-
Policia sposton Lapajn nga trotuari para Kryeministrisë, vendos kordonin e sigurisë për protestën e PD! ‘Shqipëria Bëhet’ i liron vendin Berishës
15 Dhjetor, 17:02
-
A duhet të marrë pagë kryebashkiaku Veliaj? Anuela Ristani pyet KQZ-në, ‘Financat’ dhe ‘Drejtësinë’
15 Dhjetor, 15:22
-
Tiranë/ Gjobiten ‘të shkathëtit’ që nuk mbajnë radhën në trafik! 524 shkelje vetëm në dy ditë
15 Dhjetor, 13:11
-
Mirjan Mustafaj zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë
15 Dhjetor, 11:28
-
Tiranë/ Hidrauliku bie nga lartësia në kantier dhe humb jetën, arrestohet administratori i firmës
14 Dhjetor, 19:51
Roberto Bordin:" O vlla kta me moren me zor mu se un isha mire taksist. Hajde se kam emer italjan mthan edhe me u bo tranjer futbolli, ku di gjo une "
PërgjigjuKujtoni se shkaktare te fitoreve/humbjeve jane vetem trainjeret?!
Përgjigju