Zyrtare, Shqipëria miqësore me
Italinë më 18 Nëntor në Parma

Zyrtare, Shqipëria miqësore me<br />Italinë më 18 Nëntor në Parma
Ëndrra e trajnerit italian Gianni De Biasi dhe shqiptarëve për të luajtur një ndeshje miqësore me 4 herë Kampionët e Botës, Italinë bëhet tashmë realitet. Tashmë gjithçka është zyrtare, më 18 Nëntor Shqipëria do të luajë ndaj Italisë një miqësore luksi në stadiumin “Tardini” të Parmës në orën 18:00.

Negociatat mes dy Federatave janë konkretizuar me sukses këtë të hënë. FSHF  pas arritjes së marrëveshjes ka konfirmuar miqësoren e luksit për kuqezinjtë. Shqipëria nuk ishte ndeshur në asnjë kompeticion me Italinë në historinë e saj. Një meritë të veçantë për realizimin e miqësores ka padyshim trajneri De Biasi, i cili ka negociuar drejtpërdrejtë për Federatën Italiane të Futbollit që t’i bindte për të luajtur një ndeshje miqësore me kuqezinjtë.

Italia ishte në negociata edhe me Kolumbinë për ndeshjen miqësore të Nëntorit, por në fund faktori De Biasi ka ndikuar që trajneri italian, Antonio Conte të zgjidhte Shqipërinë për të testuar ekipin e tij para ndeshjes me Kroacinë. Ndërsa për Shqipërinë një ndeshje miqësore me Italinë është vitrina më e mirë pas fitores me Portugalinë për kualifikueset e 2016.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)