Administratori i Vllaznisë, Suad Lici ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në ekip. Ky vendim erdhi për arsye të angazhimeve të tij personale.
Klubi shkodran njofton se në vendin e tij është vendosur Benjamin Naku, ish-sportist dhe pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Vetëm pak muaj më parë, ish-administratorit të Vllaznisë iu bë një atentat me tritol ku fatmirësisht ajo nuk shpërtheu. Atentati u bë në 101-vjetorin e themelimit të ekipit të futbollit ku persona të paidentifikuar gjatë natës vendosën një pako me 200 gr eksploziv C4 poshtë makinës tip 'Benz' të Suad Licit. Ajo nuk shpërtheu pasi fitili përcjellës, sipas ekspertëve të xhenios që shkuan nga Tirana, ishte fikur duke bërë që zjarri të mos arrijë deri tek kapsolla që të kryente shpërthimin e tritolit.
Njoftimi i klubit:
KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.
Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.
Z. Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Dëshirojmë të shprehim falenderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.
Njëkohësisht i urojmë z. Benjamin Naku suksese në detyrën e re.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
22.1%
-
As i mirë as i keq
36.3%
Vota total: 113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
25 Dhjetor, 10:43
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
Ish krye polici bashkiak hajdut militant i thekur i PDse! Pedagog pa merit i vendosur ne ate post si shum pedagoge militante te pa afte te PDse kjo eshte Shkodra heroike qe perfaqesohet nga keto militante,jo nga njerez qe e meritojne ,qe edhe Vllaznia ka shendritur gjith keto vite nen drejtimin e krimineleve dhe militanteve qe vazhdojne ta mbaje peng Bashkia me nje kryetare te pa afte .
Përgjigju