Zyrtare/ Thyen rekordin e Maguire, Manchester City prezanton mbrojtësin e ri

Zyrtare/ Thyen rekordin e Maguire, Manchester City prezanton mbrojtësin e ri

Josko Gvardiol në prezantim

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin kroat Josko Gvardiol, me një marrëveshje pesë vjeçare nga RB Leipzig për 90 milionë euro. Ai bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke lënë pas Harry Maguire, i cili iu bashkua Manchester United për 87 milionë euro nga Leicester City në vitin 2019.

21 vjeçari Gvardiol ka impresionuar në dy sezonet e tij në Bundesligë pasi u bashkua nga Dinamo Zagreb në korrik 2021.

“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj në Angli. Të bëj një gjë të tillë tani me Manchester City-n,  pas sezonit që sapo kanë pasur,  është një nder i vërtetë për mua", tha fillimisht kroati.

Gvardiol ka luajtur 21 herë me kombëtaren e Kroacisë dhe ka ndihmuar ekipin e tij të përfundojë i treti në Kupën e Botës 2022, si dhe nënkampion në Ligën e Kombeve të këtij viti, do të veshë fanellën me numrin 24.

"Kushdo që e ka parë Manchester City-n duke luajtur sezonin e kaluar, e di se ata janë skuadra më e mirë në botë. Kanë fituar tripletën dhe kjo thotë gjithçka që duhet të dini për cilësinë që ka ky ekip," shtoi ai.

Në prezantim nuk mund të mungonin as fjalët e mira për trajnerin Guardiola, me spanjollin që këmbënguli për të afruar në ekip djaloshin e talentuar.

"Të bashkohem me Cityn është diçka shumë e veçantë për mua dhe familjen time. Të kem mundësinë për të punuar me Pep Guardiolën do të jetë fantastike. E di që nuk jam ende në maksimum dhe jam i sigurt që loja ime do të përparojë nën drejtimin e trajnerit më të mirë në futbolli", tha Gvardiol.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologë në Kazakistan

Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologë në Kazakistan