Zyrtare, UEFA pranon kërkesën
e Kosovës për anëtarësim

Zyrtare, UEFA pranon kërkesën<br />e Kosovës për anëtarësim
Futbolli kosovar ka marrë sot një lajm shumë të mirë.UEFA edhe zyrtarisht ka pranuar kërkesën për anëtarësim të Federatës së Futbollist të Kosovës në institucionin europian të futbollit.

Por sërish duhet pritur pasi kërkesa e Kosovës për anëtarësim është pranuar por është deleguar për shqyrtim në Kongresin e UEFA-s që do të mbahet në mars të vitit që vjen.Pra futbolli kosovar nuk mund të aderojë me të drejta të plota në UEFA përpara marsit të vitit 2016.
UEFA
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur në Maltë, ka diskutuar për çështjen e Kosovës dhe ka vendosur që kërkesën e FFK-së për anëtarësim ta dërgojë në axhendën e Kongresit të ardhshëm.

“Është pranuar Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar anëtarëve të UEFA’s për Kongresin e Rregullt që do të mbahet në vitin 2016 që të merret një vendim rreth pranimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA’s të publikuar në faqen zyrtare.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim