UEFA ka përzgjedhur gjyqtarët që do arbitrojnë sifidën në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe skuadrës zviceriane të Yong Boys.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë të grupeve të Europa League.
Gjyqtari kryesor i takimit do jetë holandezi Kevin Blom , ndërsa asistentët e tij në këtë sfidë do jenë Charles Schaap, Joost van Zuilen dhe Jeroen Manschot.
Gjyqtari Blom ka gjykuar ndeshje të rëndësishme në kompeticionet ndërkombëtare dhe bën pjesë në grupin e më të mirëve të FIFA-s.
Ky arbitër është i njohur për shqiptarët pasi në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Norvegjisë , e vlefshme për eliminatoret e botërorit 2014 ishte gjyqtari kryesor i takimit.
Belgu Kevin Blom, në ndeshjet eliminatore të botërorit “Rusi 2018” ishte i përzgjedhuri kryesor për të gjykuar përballjen mes Ukrainës dhe Kosovës.
Ndeshja Ukrainë-Kosovë është mbyllur me rezultatin e e thellë 3:0, ndërsa ndeshja u gjykua në mënyrë profesionale nga holandezi Blom.
Profili i tij në angazhimet sportive është shumë i larmishëm.
Gjyqtari Blom aktualisht është i punësuar me kohë të plotë në Federatën Holandeze të Futbollit.
Ndeshja do të luhet në datën 28 shtator në orën 21:05.
Të gjithë sportdashësit presin që në sfidën e Skëndërbeut në "Elbasan Arena" ndaj Yong Boys, gjyqtari holandez të tregojë cilësitë e një arbitri me vlera ndërkombëtare.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com