Valdet Rama ka gjetur klubin e ardhshëm ku do të luaj, duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare me ekipin e Munich 1860 që garon në Bundesliga II të Gjermanisë. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman. Rama ka firmosur me 1860 Munchen edhe pse në orët e fundit u fol për një ndryshim destinacioni për të Paderborn.

Ndërsa mesfushori me tipare sulmuese shprehet se “Është ndjenjë e mirë kthimi në Gjermani”. Valdet Rama më pare ka luajtur për Essen, Ingolstadt, Orebro, Hannover dhe Valladolid. Me lëvizjen e fundit i kënaqur ka mbetur edhe trajneri kuqezi, De Biasi duke qenë se Rama është një nga lojtarët kryesor në ekipin kombëtar, aq më tepër pas dëmtimit të Mehës. Mbi kosovarin bie një peshë akoma më e madhe në repartin ofensiv në ndeshjet e para të eliminatoreve të 2016.

d.b/shqiptarja.com