Del ekspertiza, shkak i zjarrit që i mori jetën Arian Salës shkëndija në neon, rrjeti elektrik jo në standartet e duhura! 200 mijë lekë gjobë pronarëve të 'Casa Italias’

Nëse linjat elektrike tek “Casa Italias” do të ishin bërë sipas kushteve të sigurisë teknike, zjarri i cili i mori jetën Arian Salës dhe zjarrëfikëseve iu desh tre ditë për t’a neutralizuar, nuk do të kishte nodhur.

Për këtë shkak shërbimet zjarrfikëse kanë gjobitur me 200 mijë lekë të reja administratorët e qendrës tregtare “Casa Italia” për mungesën e kushteve teknike në ambientet e magazinës ku fatkeqësisht 33-vjeçari Arian Sala humbi jetën duke shpëtuar punëtorët.

Report TV ka siguruar flet-gjobën ku sipas shëbimit zjarrfikës është shkelur neni 50 pika 3 gërma b e ligjit 152/2015.

E sipas legjislacionit të shkelur thuhet “Inspektorët vendorë të shërbimit të MZSH-së vendosin gjobë, në masën nga 10 000 deri në 200 000 lekë, në rastet kur: b) ka rënë zjarr për shkak të shkeljes së rregullave teknike të mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit.

Më e detajuar sipas shërbimit zjarrfikës linjat elektrike do duhet të ishin të ndara dhe të futura në tuba metalik.

Ndërsa ekpertiza finale ka ka konfirmuar si shkak të zjarrit që u shfaq dy herë në magazinat e Casa Italias, shkëndinë elektrike nga nenoni ndricuar.

Për shkak të afërsisë me materiale lehtësisht të djegshme, zjarri brenda pak minutave ka marrë përmasa të mëdha sic dhe duket në këto pamje.

Ekspertiza i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka marrë edhe një ekspert privat, që pritet të saktësoj nëse kabujt elektrik të garazhit të përshtatur në magazinë kanë qenë ose jo të amortiozuar.  

Në zjarrin e 24 marsit, në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare “Casa Italia” humbi jetën përgjegjësi i sigurisë, Arian Sala, i cili pasi shpëtoi kolegët nuk mundi vetë të dalë nga aty.

Trupi i pajetë i Salës u gjet pas shumë orë kërkimi, në një situatë të pazakontë të temperaturave që shkonin më shumë se 900 gradë.

Për shkak të aktit heroik që 33-vjeçari kreu, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi familjes së tij pak ditë pas vdekjes titullin “Dëshmor i Atdheut”.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E tmerrshme: 01/05/2021 06:49

    Eshte e drejte ligjore e familjareve te kerkojne demshperblim nga Casa Italia per vdekjen qe kane shkaktuar me pakujdesine e tyre. Si u mbyllka me nje gjobe 200 mije leke kjo pune? Ka lene kockat tjetri.

    Përgjigju
  • Iris: 01/05/2021 02:15

    Per mendimin tim,gjoba dhe ndoshta dhe denim me burg(sepse kemi te bejme me humbje jete)i duhet vene patjeter, atyre qe bene instalimet elektrike dhe atyre qe inspektuan ndertesen (ne se u inspektua)ne fund dhe e kane nxjerre si te rregullt.Pronaret penalizohen ne raste kur e dinin gjendjen e sistemit elektrik dhe nuk kane bere asgje per t'a rregulluar.

    Përgjigju
  • ymeri: 30/04/2021 18:55

    KETA PRONARE IDIOTE DUHET TE LIDHIN PENSION PER FAMILJEN E SALES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja