Zinedin Zidan, siç askush nuk e priste këtë sezon, është emëruar trajneri i ri Real Madrid. Francezi që në verë u largua nga ‘galakatikët’ pas fitimit të 3 “Champions Ligave” radhazi do të zërë vendin e Santiago Solarit, i cili sot u shkarkua nga bordi i Realit për shkak të rezultateve të dobëta.
Zidan që nga qershori ishte i papunë, ndërsa rikthimi i tij te Real Madrid bëhet pas 283 ditëve. Ka qenë një dëshirë e madhe e presidentit Perez për rikthimin e francezit, ndërkohë që mediat më herët shihnin Mourinho-n si kandidatin potencial për të marrë drejtimin e ‘galaktikëve’.
Zidan është trajneri i tretë që ulet këtë sezon në krye të Real Madrid, pasi më herët Lopetegi dhe Solari kanë qenë në drejtimin e klubit. Për Zidan e interesuar ishte edhe Juventusi që me gjasë në fund të sezonit do të shkarkojë Alegrin. ‘Martesa’ e re mes Real Madrid dhe Zidan siç njofton klubi do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2022.