Zyrtarët amerikanë: Përgatitjet për takimin mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë në rrugën e duhur

Zyrtarët amerikanë: Përgatitjet për takimin mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë në rrugën e duhur

Takimi Kim Jong Un-Trump

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se negociatat e djeshme me numrin dy të Koresë së Veriut kanë rezultuar në “përparim real”.

Pompeo bisedoi në Nju Jork me zëvendësin më të lartë të Kim Jong Unit, mbi planet e takimit mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Përgatitjet për takimin mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut po vazhdojnë si duhet, thonë zyrtarët amerikanë.

Kim Yong Chol është zyrtari më i lartë koreano-verior që viziton Shtetet e Bashkuara në 18 vjet. Pas takimit të tretë mes tij dhe shefit të diplomacisë amerikane, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se është arritur përparim real.

“Nënkryetari Kim Yong Chol tani ka në plan të vijë në Uashington për të dorëzuar një letër personale të Kryetarit Kim Jong Un.

Takimi që është propozuar ofron një mundësi historike për Presidentin Trump dhe Kryetarin Kim që të udhëheqin me guxim Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Veriut drejt një epoke të re me paqe, begati dhe siguri,” tha zoti Pompeo.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale