KAJRO- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti sot në kryeqytetin e Egjiptit Kajro për t’ju bashkuar ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të diskutuar për mundësinë e tregtimit të armëve.
Sipas raportimeve, të cilave i referohet BBC flitet për një marrëveshje prej më shumë se 2 miliardë dollarësh.
Kjo është vizita e parë e figurave të larta të politikës ruse në Egjipt prej dekadash.
Anija e flotës navale Ruse, Varyag, ndodhet në një vizitë gjashtë ditore në Aleksandri. Gazeta egjiptiane Al-Ëafd e cilësoi si historik takimin mes zyrtarëve egjiptianë dhe rus.
Ky takim diplomatik vjen pas vendimit të presidentit amerikan Barack Obama për të ndërprerë ndihmat prej 1.3 miliardë dollarësh që i jepeshin ushtrisë egjiptiane.
Ministri Lavror tha për gazetën Al-Ahram të mërkurën, (13 nentor) se prej më shumë se dy vitesh Rusia kishte shprehur mbështetjen e saj për ndryshim demokratik në Egjipt.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com