Zyrtarët që do marrin 3 milionë lekë pagë nga 1 janari (Lista e plotë)

Nga 1 janari i vitit 2019, pagat e njerëzve të drejtësisë shqiptare, të cilët kanë kaluar dhe që do të kalojnë me sukses sfidën e trefishtë të Vetingut, do të trefishohen.

Nëse aktualisht, paga mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët është nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, pas 1 janarit 2019, paga mesatare do të bëhet nga 280 deri në 380 mijë lekë në muaj, duke u bërë njerëzit më të paguar në Shqipëri, madje mbi Presidentin dhe kryeministrin.

Paga e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë do të rritet deri në 380 mijë lekë në muaj ose 3 333 USD në muaj. Rritje page do të përfitojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë konfirmuar në detyrë me një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka marrë formë të prerë apo me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Hyrja në fuqi e pagave të reja për njerëzit e drejtësisë që kalojnë Vetingun parashikohet në pikën 6, të nenit 169 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pika 6 parashikon që magjistrati që ka kaluar procesin e rivlerësimit pas datës 1 janar 2019 gëzon të drejtën për të marrë diferencën mes pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji, brenda tre muajve nga vendimi i formës së prerë të rivlerësimit. Kjo pikë është lënë në fuqi edhe nga vendimi numër 35, datë 18.04.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

Përfituesit e tjerë

Krahas gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar dhe do të kalojnë Vetingut, paga të larta do të vijojnë të marrin edhe anëtarët e komisioneve të Vetingut.

Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetingut, është zyrtarisht 395,376 lekë, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj.

Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.

Paga bruto e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit llogaritet 436.851 lekë. Paga të larta do të marrin gjithashtu, menjëherë sapo të nisin detyrën, njerëzit e organeve më të rëndësishme të drejtësisë, ku përfshihen anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Anëtarët e Gjykata Speciale.

Formula e llogaritjes  

Paga bazë e prokurorit dhe gjyqtarit do të jetë sa 90 % deri në 106 % e pagës së drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri.

Prokurorët dhe gjyqtarët e deleguar në një rreth tjetër, në largësi më shumë se sa 45 km, do të përfitojnë edhe 60 % të pagës. Po ashtu, çdo vit, prokurorët apo gjyqtarët të cilët në vitin paraardhës kalendarik, në mënyrë të veçantë, kanë pasur vlerësimin më të lartë etik dhe profesional, marrin një shpërblim të barabartë me një pagë referuese bazë.

Për ushtrimin e pozicionit të kryetarit të gjykatës ose drejtuesit të prokurorisë, do të përfitojnë 10% shtesë page mbi pagën bruto fillestare. Por, nuk mbaron me kaq. Gjyqtarët dhe prokurorët do të paguhen për orët e punës jashtë orarit, do t’u kompensohet çdo shpenzim nëse punojnë në një rreth tjetër, do të paguhen për vështirësi etj.

Ata do të përfitojnë edhe shtesa për vjetërsi në punë. Shtesa për vjetërsi në ushtrimin e funksionit llogaritet në masën 2 për qind të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim.

Gjyqtarët dhe prokurorët që përfitojnë rritje paga nga 1 janari

Arta Marku,              Prokurore e Përgjithshme e përkohshme

Vitore Tusha,            anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Medi Bici,               gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë

Ardian Dvorani,          gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

Marçela Shehu,           gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Anila Leka,              prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Manjola Xhaxho,          gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Fatjona Memçaj,            prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Dritan Prençi,           Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet

Vate Staka,              prokuror në Prokurorinë e Shkodrës

Brikena Ukperaj,         gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë

Dritan Hallunaj,         gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Besnik Muçi,             prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

Kostaq Beluri,           Prokuroria e Përgjithshme

Ilir Toska,              Gjykata  e Apelit Tiranë

Arben Dollapaj,          prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit

Artur Malaj,             Gjykata Administrative të Apelit

Gentian Osmani,          Prokuroria e Krimeve të Rënda

Xhezair Zaganjori,       kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Bashkim Dedja,           kryetar i Gjykatës Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Edmond Islamaj,          gjyqtar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Nertina Kosova,          gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Gentjan Medja,           Gjykata Administrative Shkalla e Parë, konfirmuar nga KPK, ankimur në Kolegj

Astrit Faqolli,          gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Antoneta Sevdari,        Prokuroria e Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Alma Brati,              gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Pagat e anëtarët të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Genta Tafa (Bungo),      kryetare,    395,376 lekë

Alma Faskaj,             komisionere, 372,661 lekë

Brunilda Bekteshi,       komisionere, 372,661 lekë

Etleda Çiftja,           komisionere, 372,661 lekë

Firdes Shuli,            komisionere,      372,661 lekë

Lulzim Hamitaj,          komisioner, 372,661 lekë

Olsi Komici,             komisioner, 372,661 lekë

Pamela Qirko,            komisionere,      372,661 lekë

Roland Ilia,             komisioner, 372,661 lekë

Suela Zhegu,             komisionere,      372,661 lekë

Valbona Sanxhaktari,     komisionere,      372,661 lekë

Xhensila Pine,           komisionere,      372,661 lekë

Pagat e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit

Natasha Mulaj,           436.851 lekë

Albana Shtylla,          436.851 lekë

Ardian Hajdari,          436.851 lekë

Ina Rama,                436.851 lekë

Luan Daci,               436.851 lekë

Rezarta Schuetz,         436.851 lekë

Sokol Çomo,              436.851 lekë

Kategoritë që përfitojnë rritje paga

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar dhe që do të kalojnë Vetingun.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme

Gjyqtarët e Gjykatave Speciale

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (vijon zbatimi)

Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (vijojë zbatimi)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Permetari: 30/09/2018 17:57

    Kjo eshte cmenduri .Punuam mbi 36-37 vjet ne pune dhe po marim nje pension nga 22mije leke ne pune dhe keta gjyqtare u fryne me leket e popullit dhe tani marin roga maramendeSE kJO ESHTE CMENDURI

    Përgjigju
  • redi: 30/09/2018 10:40

    Reforma ne drejtesi eshte themelore per forcimin e shtetit ligjor , por te kete nje kosto , kaq te karte per pagat e punonjesve te drejtesise , duket abdurde dhe ne kontrast me nevelin ekonomiko social te vendit . Detyra e prokurorit ose gjygjtarit duhet trajtuar si punonjes u shtetit duke narre nje bonus te vogel per riskun por jo te jene rroga dhjete fishi i rriges minimale . Kush don te rrije kush nuk don te iki . Jurist te rinj, ka plot dhe jane gati te emerohen . Ne rast se instistojne te huajt, le ti paguajne ato ,dhe jo populli fukara .

    Përgjigju
    • Konjak: 30/09/2018 21:35

      O zoteri ,po nje nga keta -birbot-paguhet sa 291 pensioniste-hallall-.Ngjer tani na ropet ju politikanet,tani do na rruajn, drejtesia.Po per ne, do ngelet ndonje kacidhe.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit