Anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Stephen Czuleger është shprehur gjatë një interviste për VOA se gjyqtarët e vjetër shqiptar nuk ishin të gatshëm për ndryshimet në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

Gjykatësit e vjetër në Shqipëri duken më pak të gatshëm për ndryshim, ndërsa të rinjtë e kuptojnë më shumë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakorruptuar

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Stephen Czuleger

Czuleger, është pjesë e një programi që synon të mbështesë brezin e ri në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe pritet të japë leksion në vendin tonë, muajin e ardhshëm.

 

Herën e fundit që zhvillova një takim me një grup gjyqtaresh në Shqipëri, vura re se të vjetrit prej tyre ishin më pak të gatshëm për ndryshim. Nga bisedat e zhvilluara në Ambasadën Amerikane mora të njëjtat shqetësime për korrupsionin . Ata ishin pesimiste se gjerat do të ndryshonin, por unë jam pozitiv pasi mendoj se studentët e juristët e rinj e kuptojnë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakorruptuar

Stephen Czuleger