Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës akuzoi shefin e komisariatit se lejonte kultivimin e drogës, Policia: S’kemi konstatuar parcela kanabisi

Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës akuzoi shefin e komisariatit se lejonte kultivimin e drogës, Policia: S’kemi konstatuar parcela kanabisi

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri ku akuzonte shefin e komisariatit për futjen dhe lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonën e Vaut të Dejës. Policia thotë se pas denoncimit të bërë nga Zhuri rreth dy muaj më parë, janë ngritur grupe hetimore mes Policisë dhe AMP-së dhe ka nga verifikimet në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. 

“Në lidhje me një prononcim të dhënë në media nga Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau i Dejës, z. Mark Zhuri, i cili ka akuzuar shefin e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës se ka lejuar kultivimin e kanabisit në këmbim të përfitimit monetar, sqarojmë opinonin publik se:

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë njohur me pretendimet e z. Mark Zhuri, para disa muajsh.  Për verifikimin e këtyre pretendimeve janë ngritur grupe pune të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. 

Në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike,  grupet e përbashkëta të Policisë dhe të AMP-së kanë verifikuar në terren të gjitha informacionet e ardhura nga z. Zhuri, për vende në të cilat ai pretendonte se ishin kultivuar bimë narkotike, por nga verifikimet e kryera në këto vende në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. 

Theksojmë se z. Mark Zhuri i ka vijuar akuzat e tij edhe në rrjetet sociale, me postime dhe komente për të shkarkuar nga detyra shefin e Komisaritatit të Policisë Vau i Dejës, me pretendimin se është i korruptuar dhe i lidhur me veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit.

Në lidhje me këto akuza, shefi i Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, Komisar Bardhyl Saliu, më datë 9 shtator 2022, ka bërë kallëzim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Shkodër, e cila ka regjistruar një procedim penal.   

Policia e Shtetit është e gatshme për të mirëpritur z. Zhuri dhe cilindo që disponon informacione në lidhje me implikimin e punonjësve të Policisë në veprimtari kriminale apo për abuzim të tyre me detyrën, duke iu garantuar verifikim të menjëhershëm të informacionit, reagim ligjor dhe të paanshëm për çdo rast kur informacionet rezultojnë të vërteta”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës padi për shefin e komisariatit: Mbushi vendin me kanabis! Reagon Saliu: Gënjeshtër, kontrollet nga Tirana e përgenjështrojnë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë