Zyrtari i Egnatias pezullohet me 4 ndeshje, Disiplina gjoba të majme! E pëson edhe presidenti i Bylis

Zyrtari i Egnatias pezullohet me 4 ndeshje, Disiplina gjoba të majme! E pëson edhe presidenti i Bylis

Disiplina

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e radhës në lidhje me javën e fundit të futbollit në vend. 36 vendime në një ditë nga Disiplina, teksa zyrtari i Egnatias, Klejdi Zenelaj është pezulluar me katër ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarit të duelit.

Gjoba të majme për Tiranën dhe Skënderbeun për shkak të tifozëve. Gjoba dhe pezullime edhe në Kategorinë e Parë, teksa bie në sy se dënime masive ka edhe te moshat.

Dënim edhe për presidentin e Bylis, Besnik Kapllanaj me dy ndeshje. "Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj,për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 13/2/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti", thuhet në vendim.

Vendimet e Disiplinës:

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe flakadanë në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. Lojtari i KF Vora, Xhulio Tabaku,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Daniel Ramazani,për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 13/2/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj,për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 13/2/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF Turbina, Bledar Malaj,për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Vendimet e plota (kliko këtu)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë