Zyrtari i Federatës së Futbollit në Kosovë akuzon FSHF-në: Punuan pas shpine për Dakun dhe Mujën, lojtarët nga Shqipëria na u vetëofruan

Zyrtari i Federatës së Futbollit në Kosovë akuzon FSHF-në: Punuan pas shpine për Dakun dhe Mujën, lojtarët nga Shqipëria na u vetëofruan

Bajram Shala, zyrtari i FFK-së

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala ka akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit se ka punuar pas shpine kundër tyre. Afrimi i Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakun te Shqipëria ka nxitur një sërë deklaratash mes drejtuesve shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë. Për "Top News" Shala tha se lojtarë nga Shqipëria janë vetëofruar për Kosovën, ndërsa ata nuk kanë pranuar për çështje respekti.

"Kemi pakënaqësi të brendshme dhe duhet të kemi, sepse është stërtepruar. Ne i kemi kuptuar kur FSHF-ja i është ofruar lojtarëve me prejardhje nga Kosova dhe iu ka ofruar shansin të luajnë për Shqipërinë, por të merren futbollistë që kanë luajtur për Kosovën në miqësore, kjo është përtej reprocitetit dhe bashkëpunimit të dy federatave. Kjo është përtej frymës sportive. Dy futbollistët e fundit (Mirlind Daku dhe Arbnor Muja) ishin pjesë të ekipit tonë kombëtarë edhe në grupmosha, ndërsa Shqipëria i afroi duke punuar prapa shpinës sonë dhe joshur ata", tha Shala.

Shala gjithashtu nënvizoi se Kosova ka refuzuar disa lojtarë të Shqipërisë që i ishin vetëofruar, si shkak i respektit për FSHF-në.

"Kemi pasur disa raste kur futbollistë nga Shqipëria kanë shprehur dëshirë për të qenë pjesë e Kosovës në momente të ndryshme të karrierës së tyre, por për shkak respekti ose të themi fair-play me Federatën Shqiptare ne nuk i kemi afruar ata futbollistë. Ata na janë vetëofruar por s’dua t’ua përmend emrat që t’i vendos në ndonjë pozitë të palakmueshme dhe të gjykohen në Shqipëri. Kemi pritur një trajtim të njëjtë, por nuk ka ndodhur", tha Shala mes të tjerash.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 15/09/2023 03:40

    Kosova ska kombetare.ka perfaqesuese.shqiperia ka kombetare.shqiperia perfaqeson kombin.kosova perfaqeson shtetin Pa himn e me flamur pa lidhje te vendosur NGA te tjeret.pra cfar Krimi ka ber Muja e Daku QE zgjodhen te lozin per flamurin kuq e zi? Mo's u merzit apo CE deshe

    Përgjigju
  • Askushi: 14/09/2023 19:53

    Mire do ishte te uleni ne tavoline dhe te vendosni sa rregulla.ne shqiptaret gezojme si per kosoven dhe per shqiperine.duhet ti pershtatemi njera tjetres deri sa te vij bashkimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë