Zyrtari i Hamasit zbulon se si planifikuan sulmin ndaj Izraelit: Kishim 2-3 vite që përgatiteshim

Zyrtari i Hamasit zbulon se si planifikuan sulmin ndaj Izraelit: Kishim 2-3 vite që përgatiteshim

1698325344_prot.jpg

Teksa Izraeli përgatitet për një pushtim tokësor, një zyrtar iHamasit ka zbuluar detaje nga sulmi i militantëve në 7 tetor. Basim Naim kreu i Këshillit Politik të organizatës, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare, ka treguar për mediat e huaja se Hamasi kishte dy vite që shqyrtonte informacionin se si funksionon armiku.

“Ne po përgatiteshim për dy, ndoshta edhe tre vjet. Në nivele të ndryshme. Jemi të rrethuar, nuk mund të plotësojmë nevojat tona, por megjithatë udhëheqja ushtarake përgatiti planet dhe informacionin se si funksionon armiku, ku ndodhen repartet ushtarake", zbuloi Naim.

Gjithashtu Naimi e quajti sulmin e 7 tetorit një “akt mbrojtjeje” dhe ndër të tjera përmendi vendet që po ndihmojnë organizatën terroriste, raporton Protothema.

“Ne kërkojmë mbështetje nga kushdo. Kjo ndihmë mund të jetë financiare. Për shembull ne marrim shumë mbështetje financiare nga Katari. Mbështetje diplomatike dhe politike nga Rusia dhe Kina. Ne marrim mbështetje ushtarake dhe trajnime nga Irani. Ndihma humanitare nga Egjipti. Varet se kush dëshiron të ndihmojë. Nëse dikush dëshiron të ndihmojë financiarisht, është i mirëpritur. Edhe politikisht, apo diplomatik apo ushtarak, është i mirëpritur”, theksoi ai.

Zyrtari tregoi se komandanti ushtarak u ka dhënë një urdhër të qartë luftëtarëve që të mos sulmojnë civilët, të mos sulmojnë gratë apo fëmijët dhe të merren me ta në mënyrë inteligjente dhe morale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani

Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani