'Me kode dhe ngjyra të ndryshme', zyrtari i OKB: Çfarë duhet të ketë parasysh qeveria nga projekti jonë...të hënën nisim trajnim e shqiptarëve

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, gjatë mbledhjes së thirrur nga kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e hënë do të trajnojnë shqiptarë për të bërë vlerësimin e dëmeve. Ai tha se do të bëhet një projekt ku do të vlerësohen ndërtesat që d të ndihmojë më pas qeverinë shqiptare për të kuptuar se në cilat prej tyre është ndërhyrja më urgjente.

"Bashkë me BE dhe ekipin e mbrojtjes civile, me zv. ministra do të fillojmë të trajnojmë të hënën një numër shqiptarësh për të bërë vlerësimin e dëmeve të pësuara nga ndërtesat. Ju do të shikoni, çdo shtëpi, çdo ndërtesë, me kode me ngjyra të ndryshme të cilat do të tregojnë kush janë të mira dhe kush janë të dëmtuara. Dhe kur të fillojë procesi i rindërtimit ju do ta keni më të lehtë se ku duhet ndërhyrë më para, është një instrument shumë i nevojshëm. Gjithashtu, si familje e Kombeve të bashkuara punojnë bashkë me BE dhe Bankën Botërore për vlerësimin e dëmeve dhe jemi gati t'ju ndihmojmë. Ne kemi përvojë në mbështetje me ndihma, prandaj mund të mbështeteni tek ndihma jonë. Kolegët tanë do të jenë në kontakte të vazhdueshme me ministritë tuaja. Përtej rindërtimit fizik është dhe rikuperimi ekonomik. Si pjesë e procesit të rikuperimit, ne kemi mundësinë programe dhe projekte për t'i mbështetur këta njerëz dhe për t'u kthyer në jetën ë përditshme ekonomike", tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Ekspertë të huaj për të nxjerrë fajtorët, pastaj ia dorëzojmë SPAK-ut...kontrolle edhe mbi digat dhe urat


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?