Rama: Ekspertë të huaj për të nxjerrë fajtorët, pastaj ia dorëzojmë SPAK-ut...kontrolle edhe mbi digat dhe urat

TIRANË - Katër ditë pas tërmetit të së martës që goditi Shqipërinë duke lënë me dhjetëra viktima nën rrënoja, kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje mblodhi në Pallatin e Brigadave ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Shqipëri, për t'i falenderuar ata për ndihmën e paçmueshme që partnerët dhanë në këto ditë të vështira të popullit shqiptar, por edhe për ti kerkuar nje sforco në shume në përballimin e kësaj situate, e cila është një përvojë krejtësisht e re për vendin tonë.

Kryeministri paralajmëron kontrolle të nevojshme edhe mbi digat dhe urat: "Kemi infrastrukturë në gjendje kritike, siç janë urat, digat duhen vlerësuar sepse nuk duam që të shohim ndonjë gjë si ajo që ka ndodhur në Gjenevë papritur. Ka shkolla që janë në gjendje shumë të vështirë", u shpreh shefi i mazhorancës.

Rama kekon ndihmën ndërkombëtare edhe për të identifikuar fajtorët. ''Me njerëz që të na ndihmojnë me hetim administrativ dhe pastaj mund të kthehet në hetim penal. Nëse kemi faktet ia paraqesim SPAK dhe pastaj ai do të vendosë", tha kryeministri.

Përpos ndihmave të shumta me ekipe të emergjencave civile nga shtetet fqinje, por jo vetëm, që ndihmuan forcat tona në operacionet e kërkim shpëtimit për të mbijetuar dhe për të nxjerrë trupat nga rrënojat, ndihma më kryesore vjen në procesin e vlerësimit të dëmeve.

Ekipe ekspertësh dhe inxhinierësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijnë në Tiranë për të bërë vlerësimin e banueshmërisë së pallatave. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se përvoja e tyre dhe fakti që janë "të pamëshirshëm" siç i quajti Rama, do të bëjë që askush të mos e kalojë provën nëse ka diçka që nuk shkon në pallatet e prekura nga tërmeti. Rama kërkoi ndihmën e ekspertëve të huaj për të gjetur fajtorët që pritet të dalin në dritë pas kësaj tragjedie, me godina për të cilat nuk është "derdhur" cilësi dhe është ndërtuar në mënyrë abuzive.

Në Shqipëri kanë mbërritur ekspertë zviceranë, grekë, italianë dhe grekë të cilët paraprakisht do të bëjnë identifikimin e strukturave të pabanueshme, e më tej pritet të kalojnë në fazën që do të zbulojë nëse godinat janë ndërtuar jashtë kritereve teknikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
Rastësia e frikshme! Rama zbulon filmin që pa shumë pak orë para tërmetit

1575134851_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me ambasadorët e huaj në vendin tonë ka zbuluar një film që pa para se të binte tërmeti.

"Një natë para tërmeti po shihja një film, nuk e mbaj mend titullin, ishte me një të dashur japonez. Aktori ishte fotograf, aktorja po e vizitonte në atelienë e tij dhe në një moment filloi ngjarja. Japonezi i coi vajzën në një dollap metalik dhe e mbylli derën dhe pastaj ra një tërmet dhe po thoja me vete se sa inteligjent. I keni këto rafte? U futën aty dhe nëse ndërtesa do të çahej ato do të rrinin në atë raft metalik dhe pastaj u zgjova nga tërmeti", tha Rama.  

Ora 20:00
'Me kode dhe ngjyra të ndryshme', zyrtari i OKB: Çfarë duhet të ketë parasysh qeveria nga projekti jonë...të hënën nisim trajnim e shqiptarëve

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, gjatë mbledhjes së thirrur nga kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e hënë do të trajnojnë shqiptarë për të bërë vlerësimin e dëmeve. Ai tha se do të bëhet një projekt ku do të vlerësohen ndërtesat që d të ndihmojë më pas qeverinë shqiptare për të kuptuar se në cilat prej tyre është ndërhyrja më urgjente.

"Bashkë me BE dhe ekipin e mbrojtjes civile, me zv. ministra do të fillojmë të trajnojmë të hënën një numër shqiptarësh për të bërë vlerësimin e dëmeve të pësuara nga ndërtesat. Ju do të shikoni, çdo shtëpi, çdo ndërtesë, me kode me ngjyra të ndryshme të cilat do të tregojnë kush janë të mira dhe kush janë të dëmtuara. Dhe kur të fillojë procesi i rindërtimit ju do ta keni më të lehtë se ku duhet ndërhyrë më para, është një instrument shumë i nevojshëm. Gjithashtu, si familje e Kombeve të bashkuara punojnë bashkë me BE dhe Bankën Botërore për vlerësimin e dëmeve dhe jemi gati t'ju ndihmojmë. Ne kemi përvojë në mbështetje me ndihma, prandaj mund të mbështeteni tek ndihma jonë. Kolegët tanë do të jenë në kontakte të vazhdueshme me ministritë tuaja. Përtej rindërtimit fizik është dhe rikuperimi ekonomik. Si pjesë e procesit të rikuperimit, ne kemi mundësinë programe dhe projekte për t'i mbështetur këta njerëz dhe për t'u kthyer në jetën ë përditshme ekonomike", tha ai.

Ora 19:33
Rumania solli 12 ton ndihma dhe 52 specialistë, ambasadori: Pashë sot Durrësin, ishte një tragjedi!

Edhe Rumania u gjend krah Shqipërisë jo vetëm me ndihma në ushqime, por edhe me specialistë ushtarakë që ndihmuan gjatë gjithë operacionit të kërkim shpëtimit për trupat nën rrënojë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ambasadori rumun në vendin tonë tha se ishte tragjike të shihje qytetin e Durrësit me godinat e kthyera në gërmadha. Kryeministri Edi Rama tha se ishte mallëngjyes të shihje solidarizimin e Rumanisë me Shqipërinë teksa ndezën ngjyrat e flamurit shqiptar.

Ambasadori i Rumanisë: Në Rumani pati një emocion të thellë pas kësaj tragjedie. Populli rumun përgatiti që orët e para avion dhe kemi qenë këtu me 12 ton mallra dhe 52 specialistë ushtarakë për të ndihmuar. Ata kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe është një histori e shkëlqyer. Pashë sot Durrësin, ishte një tragjedi. Dua t'ju informoj se vendi ynë ju mbetet pranë. Nesër do të kemi dy avionë të tjerë. Javën që vjen do të kemi inxhinierë të specializuar në ndërtim dhe për këto raste vështirësish.

Rama: Ka pasur dy pamje në 28 nëntor që ishin si qetësues të dhimbjes. Ato dekorime në Bukuresht që kremtonin Shqipërinë, tregonin mëshirë, flamurë kaq të bukur shqiptarë, të ndriçuar, një flamur edhe në Abu Dabi i ndriçuar i gjithi...Kështu që faleminderit shumë ambasadorë për këtë, nuk do t'ju harrojmë kurrë. Është më e mrekullueshmja, apo e vetmja pjesë e mrekullueshme e historisë që po kalojmë, sepse duket si një kremtim i njerëzimit që shpresoj të vazhdojë e do të përmbyllet duke i kthyer buzëqeshjen gjithë njerëzve duke i parë të hapin dyert e shtëpive të tyre të reja.

Na falni për çdo shqetësim që është krijuar nga burokracia. Jam i sigurt që ka pasur episode të tilla, por përgjithësisht gjërat kanë funksionuar mirë për përmasat kundrejt kësaj katastrofe përkundrejt kapacitet për ta përballuar.

Ora 19:30
Koncert i madh bamirësie për të mbledhur fonde, Rama: Do të jetë i shkëlqyer


Koncerti i Natës së Bardhë i planifikuar për t'u zhvilluar si cdo vit në 29 Nëntor do të bëhet në një tjetër datë me një tjetër mision. Kryeministri Rama tha se së shpejti do të organizohet një koncert i madh bamirësie. "Po përgatisim një koncert mjaft të madh i cili duhej të ishte për festat e nëntorit, tani po riformësohet. Do të jetë i shkëlqyer përsa i përket muzikës për të bërë bashkë ata njerëz që duan të dhurojnë" tha ai. Ndërkohë që kishte një kërkesë edhe për ambasadorët. "Do të doja të organizonim me dhomat tuaja të tregtisë me investuesit tuaj një takim për të bërë bashkë dicka" tha ai.

Ora 19:29
Rama tregon bisedën me Macron: Bënë maksimumin sikur të ishin duke mbrojtur Parisin...Durrësi do të bëhet i madh përsëri

Kryeministri Rama tregoi se bisedat me Presidentin francez Macron për situatën e tërmetit dhe ndihmën që ofroi Parisi me grupet e kërkim shpëtimit, që kreu i qeverisë shqiptare i cilësoi si të mrekullueshme. Rama u kërkoi ambasadorëve edhe organizimin e një konference me ekspertët e vendeve të tyre pë të qetësuar njerëzit në lidhje me çarje e vogla dhe plasaritjet që kanë banesat e tyre.

"Presidenti Macron është treguar i mrekullueshëm jemi në kontakte të vazhdueshme me të. I kam thënë se ekipi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, kam jetuar në Francë dhe e di që ka një nam të jashtëzakonshëm. Kur mendon për Amerikën të shkon në mendje FBI, kur mendon për Francën të shkon në mendje ekipi zjarrfikës.

Ata bënë maksimumin sikur të ishin duke mbrojtur Parisin. Do u kërkoja të gjithëve që të organizonim një konferencë së shpejti, me ekspertët tuaj t'u tregojnë njerëzve rastet, që duket e tmerrshme por nuk është sikur duket, duhet riparuar.

Shpresoj që do të na ndihmoni, sepse njerëzit dëgjojnë lloj lloj çmendurie. Gazetarët shkojnë pas cdo të çarje, ka mes tyre edhe sharlatanë dhe shkencëtarë që flasin për fundin e botës. Botës nuk po i vjen fundi, flasim për budallëqe si për Romën e Lashtë, që Durrës u përmbyt dhe do të përmbytet, JO, Durrësi do të bëhet i madh përsëri" tha ai.

 

Ora 19:29
Përfaqësuesi i UNICEF: Autobus nga Serbia me 450 mijë dollarë me ndihma

Përfaqësuesi i UNICEF ka deklaruar se 450 mijë dollarë me artikuj jo ushqimor janë nisur nga selia në Serbi drejt Shqipërisë. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë, përfaqësuesi i UNICEF tha se janë vendosur dy tenda, e ndërsa 8 të tjera priten që të vendosen.

"Dy tenda të vendosur, 8 të tjera do të vendosen në vende të tjera nga UNICEF. Sa u përket artikujve jo ushqimor, tenda kanë ardhur. Nga selia në Serbi do të vijnë ditët në vijim për një kontribut prej 450 mijë dollarë. Sa i përket vlerësimit, rikuperimit kemi punuar edhe me OBSH për të siguruar vijimin e sigurisë mjekësore në qendrat ushqimore", tha përfaqësuesi i UNICF.

Ora 19:24
Ambasadori kinez: Dy kompani dhuruan 2 mln euro! Batuta e Ramës: Atëherë nga qeveria presim më shumë

Ambasadori kinez në vendin tonë, Zhou Ding ka deklaruar se Kina ishte e gatshme që të sillte ekipe të kërkim-shpëtimit në Shqipërinë, por që nuk arritën në kohë për shkak të largësisë. Ai bëri të ditur se vendi i tij ka kontribuar me vlera monetare, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.

"Kina, pas shpërthimit të tërmetit ekipi kinez ishte i gatshëm të vinte, por Kina është pak larg. Nëse keni nevojë ne jemi gati të vijmë. Sa i takon donacionit në para, është duke ardhur, nëpërmjet Kryqit të Kuq kinez", tha ai, teksa bëri të ditur se 2 mln euro janë grumbulluar vetëm nga dy kompani kineze. Kryeministri Edi Rama ndërhyri duk iu përgjigjur me batutë.

"Nëse dy kompani japin 2 mln, duhet të presim më shumë nga qeveria kineze", tha Rama, duke shkaktuar të qeshura.

Ora 19:06
Ekip inxhinierësh nga SHBA për cilësinë e pallateve, Rama: Ju jeni të pamëshirshëm, askush nuk do e kalojë provën! (Flet për moment historik)

Ekspertë nga Amerika vijnë në Shqipëri për të vlerësuar banueshmërinë e ndërtesave që janë prekur nga tërmeti. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë solidarizim të madh për vendin tonë një moment historik që mund të shndërrohet në një moment të jashtëzakonshëm për rindërtimin e Shqipërisë.

E Ngarkuara me Punë, e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones: Zemrat na dhembin për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ishim me fat që kishim forca speciale amerikane nga Kosova që erdhën menjëherë dhe ndihmuan me operacionet e kërkim shpëtimit. Kemi shkuar përkrah Kryqit të Kuq Shqiptar për ndihmë humanitare. Nga shefi i mbrojtjes kemi marrë kërkesë për artikuj të menjëhershëm për lehtësimin edhe kemi bërë bashkë ekipin e inxhinierëve që do vijnë sot dhe nesër të ndihmojnë në vlerësimin e banueshmërisë së strukturave që janë prekur nga tërmeti.

Rama: Faleminderiu Leyla e vlerësoj gjithçka keni bërë personalisht dhe ekipet tuaja dhe jam shumë i lumtur të dëgjoj që ekipi juaj të vijë. Edhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut po dërgon një grup ekspertësh, inxhinierë ndërtimi dhe inspektorë do të vinë në vend dhe unë e di që ju atje jeni të pamëshirshëm, askush nuk do ta kalojë dot provën nëse ka diçka që nuk shkon. I kam shkuar një letër presidentit Trump, e nënshkrova sot. Jemi shpresëplotë. Kam ndjesinë që nëse punojmë fort dhe mençur së bashku kjo krizë shumë shumë e thellë mund të shndërrohet në një moment të jashtëzakonshëm për vendin për rindërtimin e tij, e përcjell vërtetë, një epokë të re për Shqipërinë në shumë aspekte. Kam ndjesinë që ne vërtet mund të bëjmë histori në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë së bashku. Këtë javë do të kemi vlerësimin final për ristrukturimit e të gjithë buxhetit për të vendosur njerëzit të parë, për të vendosur nevojat e tyre përpara gjithçkaje, por është e pamundur për Shqipërinë që të mos përkulet me këtë peshë që i ka rënë.

Ora 19:05
Ambasadori japonez: Në Shqipëri sizmologë të zot dhe specialist të ndërtimeve që i rezistojnë tërmeteve

Ambasadori i Japonisë, i cili është një shtet me aktivitet të lartë sizmik, ka deklaruar se do të vijnë në Shqipëri sizmologë shumë të zot dhe specialistë për ndërtime që i rezistojnë tërmetit.

"Japonia është mësuar me tërmete dhe kemi sizmologë shumë të zot dhe me përvojë dhe specialist me ndërtime që i rezistojnë tërmeti. Do të dërgojnë këtu disa specialist, si dhe do të dërgojnë tenda dhe mallra", tha ambasadori japonez.

Ora 19:04
Ndihma e paçmueshme e Turqisë për të ndërtuar 500 shtëpi, Rama tregon dy episode përlotëse për Xhesikën dhe të mbijetuarin e Thumanës

Edhe Turqia është treguar zemërgjerë dhe solidare me Shqipërinë pas fatkeqësisë së tërmetit që e goditi të martën e 26 nëntorit. Presidenti turk Regep Tayp Erdogan ka marrë përsipër të ndërtojë 500 njësi banimi në Shqipërinë e përkulur nga kjo fatkeqësi. Ambasadori i shteti turk, Murat Ahmet Yörük, tha se kanë ardhur në vendin tonë ekipet që do të bëjnë të gjitha studimet, dhe në bashkëpunim me qeverinë të ndajnë vendet dhe qytetet ku do të ndërtohen këto godina të reja për gjithë të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që la pas dhjetëra viktima nën rrënoja.

Ambasarori turk: Që nga momenti i parë ne filluam të bashkërendojmë përpjekjet me qeverinë shqiptare. Ekipe nga Turqia erdhën brenda 12 orësh, agjencitë e fatkeqësive erdhën për operacionet e kërkim-shpëtimit, ministria e Shëndetësisë dërgoi 8 ekipe mjekësore. Gjysmë hëna turke ka filluar të bëjë fushatë në Turqi për të ndihmuar gjithë ata njerëz vëllezër dhe motra në nevojë. Presidenti ynë, që nga dje njoftoi se Turqia do të ofrojë 500 njësi banimi në zonat e prekura nga tërmeti. Që sot në mëngjes ekipet tona të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Urban kanë mbërritur në Tiranë. dhe Sot patëm një takim të rëndësishëm nën patronazhin e ministrit të Kulturës për të bashkërenduar projektet për strehimet e reja. Modeli i punës i agjencisë sonë të strehimit publik nuk punon duke i prishur një nga një shtëpitë në vende të ndryshme sepse unë fola me kryetarin e ekipit, dhe më thanë që ka nevojë që qeveria tu tregojë zonat në qytetet se ku ju mendoni se duhet t'i bëjmë. Por ata nuk përdorin modelin e transformimit të qytetit apo rrugëve. Misioni i tyre është të ndërtojnë shtëpitë e reja

Duke u treguar falenderues ndaj ndihmës së madhe të Turqisë për të cilën tha se e ka falenderuar personalisht presidentin Erdogan, kryeministri Edi Rama u ndal tek ndihma me ekipe mjekësore që i është dhënë vendit tonë. Dy të mbijetuar nga tërmeti janë dërguar në Itali për mjekim të specializuar, ndërsa në fjalën e tij shefi i mazhorancës shprehu ngushëllimet për vajzën që sot u shua duke mos ja dalë t'i mbijetojë plagës që i la në kokë një tullë e rënë nga kati i pestë i pallatit në Kombinat teksa ajo doli me familjen për të shpëtuar. Kreu i qeverisë tha se sot e kishte takuar babain e Xhesika Biqikut teksa ai i përlotur i kërkonte që vajzën t'ia çonin për mjekim në Itali, por nuk kishte gjetur guximin t'i thoshte se të gjitha shpresat për vajzën e tij ishin shuar. Rama tha se nga komunikimet me mjekët specialistë të huaj u tha se për Xhesikën 20-vjeçare nuk kishte më shpresë mbijetese. Po ashtu prekës ishte edhe rrëfimi i kryeministrit për Albert Carën i cili gjithashtu u dërgua në Itali për mjekim. I mbijetuari nga rrënojat e pallatit në Thumanë nuk e di ende se e gjithë familja e tij është shuar, gruaja, djemtë, vajza, nusja e dialit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj.

Më tej kryeministri tha se përvoja e Turqisë që është goditur nga tërmete të mëdha, do ta ndihmojë Shqipërinë të rindërtohet.

Rama: E vlerësoj shumë dhe sa shumë e çmoj atë që presidenti juaj dhe qeveria juaj po bëjnë. Ju prekët diçka që harrova. Shpejtësia me të cilën vendet, Italia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, Serbia, Turqia, të gjitha vendet ofruan kujdes të menjëhershëm për pacientët tanë të cilët kanë nevojë për trajtim të veçantë. Ne kemi dërguar tre pacientë të tjerë, për fat të keq patëm një tjetër të vdekur sot, një vajzë që nuk mundi të mbijetonte. ishte rast fatkeq, e takova të atin në mëngjes por nuk ja thash dot se nuk kishte shpresë e bija, dhe të gjitha konsultimet me mjeket jashtë ishin pa rezultat. Unë e shoqërova vet dikë në aeroport dikë që mbijetoi me fraktura të rënda në shtyllën kurrizore por ai nuk e di se i ka humbur të gjithë familjarët, gruan dhe fëmijët. Është për tu habitur se sa solidaritet është treguar në këtë drejtim, dhe sa e madhe është treguar Italia duke ardhur duke i marrë të gjithë që ka nevojë.

Jam ne dijeni dhe mendoj se jemi ende tepër, në një fazë të hershme prandaj do na duhet pak kohë të sqarohemi për mënyrën e bashkëpunimit me agjencinë tuaj fantastike. Ju keni kaluar mesa mbaj mend një tërmet shumë tragjik prandaj keni shumë përvojë dhe do të na ndihmonte shumë të na flisnin, jo tani, por njerëzit tuaj të na tregonin skema financimi që mund t'i përdorim dhe për mënyrën se si organizohet krejj procesi se për ne është një përvojë krejtësisht e re. Deri tani po punojmë mirë por gjërat do të ndërlikohen më shumë. E kam pasur rastin ta falenderoj presidentin turk.

Ora 18:50
Dëmet nga tërmeti, Rama- ambasadorëve: Na ndihmoni me ekspertë të huaj për të nxjerrë fajtorët

Pas verifikimit të banesave nëse janë të banueshme ose jo, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndihmë ambasadorëve të huaj që të sjellin eskpertë për të hetuar përgjegjësit. 

"Ju e dini që ne kemi përgatitur një njësi të re të hetimit të korrupsionit, që do të ndihmohet nga Guardia di Finanzia dhe nga Thesari Amerikan në lidhje me mashtrimet. Por do ta vlerësonim shumë, nëse secili prej jush do të na mbështesë në lidhje me burimet njerëzore, asistencë teknike për të na ndihmuar me hetimet administrative, që janë përgjegjësia jonë në lidhje me çështjet ku ndërtesat janë dëmtuar jo vetëm nga tërmeti, por edhe nga abuzimet. E di që përtej asaj që media propagandon, shumica e ndërtesave të reja janë në rregull. Problem i madh është me ndërtesa të viteve 1970. Ishte një periudhë kur regjimi i ka ndërtuar me punë vullnetare, por edhe se janë bërë edhe ndërhyrje që kanë prishur ekuilibrin e këtyre ndërtesave. Megjithatë, njerëzit duhet t'i dinë këto gjëra dhe duhet të ndëshkohen për këto gjëra. Megjithatë, gjithçka lidhet me besueshmërinë, për këtë hetim specifik dhe të vështirë do ta vlerësonim ndihmën tuaj. Një ekip ka filluar të vlerësojë legjislacion për forcimin e masave kundër abuzimeve. Kemi infrastrukturë në gjendje kritike, siç janë urat, digat duhen vlerësuar sepse nuk duam që të shohim ndonjë gjë si ajo që ka ndodhur në Gjenevë papritur. Kam marrë mesazhe pa fund edhe nga njerëzit që punojnë në biznese private që shprehin frikën dhe ata duhet t'i garantojmë. Ju lutem nëse mund të na ndihmoni me njerëz, 1,2,3 që mund të na ndihmojnë me hetim, jo penal për administrativ. Ajo mund të kthehet edhe në administrim penal, por kjo i përket Prokurorisë. Nëse kemi faktet, pastaj do ia paraqesim SPAK-ut", tha Rama. 

Ora 18:28
Soreca: Hapi i parë pas tërmetit vlerësimi i fatkeqësisë, BE-ja e gatshme t'ju ndihmojë në çdo gjë!

I pranishëm në mbledhjen me kryeministrin Edi Rama, ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se hapi i parë që vendi duhet të bëjë, pas fatkeqësisë është vlerësimi i dëmeve, teksa tha se deri më tani puna është në vijën e duhur.

"Të gjithë jemi prekur personalisht, faktin që kemi folur me ju disa minuta donim t'ju tregonim gatishmërinë tonë për t'ju ndihmuar, për t'ju ardhur në ndihmë. Janë bërë disa gjëra në terren. Sa i takon BE-së, të gjitha shtetet anëtare, që i falenderoj që reaguan menjëherë, janë në terren. Duhet ta dini se kordinojmë të gjitha aktivitete, që të shmangim dublikimet. Puna po ecën në drejtimin e duhur. Ka rëndësi ta dini se ne e shohim si një punë që po ecën në drejtimin e duhur. Ka pengesa, por struktura po ecën në rrugën e duhur. Ka gjëra që duhen bërë tani! Duhet bëhet vlerësimi pas fatkeqësish. Kjo është vija e parë. Është e rëndësishme që puna të bëhet si duhet. Çdo bankë do ju kërkojë faturën e vlerësimit të fatkeqësisë. Mekanizmi të jetë efikas. Kemi një mekanizëm të fortë jemi gati të marrim interesa, gatishmërinë që të na bashkëngjiten kush dëshiron, që të mos kemi dublikime të përpjekjeve. Jemi të gatshëm që të shërbejmë si pikë kontakti", tha Soreca.

Ora 18:26
Rama: Nesër takim për ngritjen e fondeve! Do doja të ishte dhe opozita...s'është koha që të zihemi kush është më i mençuri

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditë e nesërme do të mblidhet Komitetin Ndërkombëtar të Rindërtimit dhe të gjithë kontribuuesit, teksa ka ftuar edhe opozitën që të marrë pjesë.

"Nesër do të takohem me komitetin ndërkombëtar të rindërtimit. Është një organizim me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile, për ngritjen e fondeve dhe përfaqësues të bankave të shoqatave të ndryshme, të Dhomës së Tregtisë. Kështu që do të dëshiroja që opozita të bashkohej me ne që të hedhin në tryezë idetë e tyre dhe të marrin idenë më të mirë. Nuk është fjala kush është më inteligjenti. Nuk është koha që të zihemi kush është më i mencuri, më i miri. Tani është koha që të përballemi me sfidën si qenie njerëzore që kanë vendime, për të marrë më të mirë për vendin tonë. Kemi nevojë për ju", tha Rama.

Ora 18:25
Rama mbledh ambasadorët: Rumania e Zvicra erdhën pa ftuar! Greqia frymëzuese

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ambasadorët e huaj, për t'i falenderuar për ndihmën.

"Ju falenderoj që i keni qëndruar pranë popullit shqiptar dhe që keni dëshmuar dhe trguar dhimbjen dhe vullnetin për të na ardhur në ndihmë. Do doja të falenderoja Luigin dhe Leylan që dërguan mesazhe dhe që shprehen në emër të të gjitha shteteve anëtarë te BE dhe të SHBA gatishmërinë për të ndihmuar. Faleminderit shumë dhe më lini të përgëzojë me gjithë fuqinë e zemrës punën e shkëlqyer që është bërë nga të gjitha ekipet. Dua të ndaj me ju emocionet, ndjenjat, ndjenjën mjaft të vecantë që pati një reagim të menjëherëshëm nga Italia, Greqia, Turqia, Franca që qenë nga të parët fare që treguan dhimbjen e tyre dhe të tjerët njëri pas tjetrit. Fjalët nuk e përshkruajnë dot atë se cfarë ka dashur të thonë për ne, është e shkëlqyer. E shkëlqyer, Vucic, Zaev nga fqinjët, njerëz që përqafojnë vende që nuk janë në mes të pasurvae apo të fortëve, për të mo folur për vëllerëzit tanë në Kosovë. E shkëlqyer. Ndjesë nëse harrojë dikë, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. Ambasadorë faleminderit që në të njëjtën ditë keni shprehur ngushëllimet. Presidenti  Rumanisë, ishte mbreslënënës. Ekipi i shpëtimit rumun, erdhi pa ia kërkuar, ato nga Zvicra thjesht erdhën për ne dhe bënë një punë të shkëlqyer. Ekipi grek bëri dicka që është frymëzuese. Isha aty dhe së fundi nxorrën një tunel 6.5 m një djalë, gjatë kohës që ekipet tona ishin të shterruar. Trysnia ishte e madhe, përgjegjësia ishte e madhe shumë dhe ishim shumë të prekur. Nuk u besoja veshëve se sa bukur i kishte shprehur emocionet e veta Papa Françesku. Ndjesë të gjithë atyre që harrova të përmend, princi i Kurorës, populli i Arabisë Saudite nga dërguar mesazhe non stop. Izraeli ishte i jashtëzakonshëm, erdhën pa ua kërkuar. Thashë sa bukur, nuk kanë qeveri akoma dhe e bënë. Është e jashtëzakonshme. Duke iu falenderuar dhe mirënjohjen përballë sfidës së re që është për të inspektuar se ku gjendemi. Do të doja të thoja disa gjëra, se ju e dini Shqipërinë. E dini që është e pamundur nga ana njerëzore për ta bërë këtë gjë të vetëm dhe në mënyrë normale, nënkuptoj me mekanizma normal. Prandaj u kam kërkuar udhëheqësve tuaj, nga Britania e Madhe dhe ambasadorë pranoni ngushëllimet e mia për cfarë kanë ndodhur. Pra përmenda Britaninë e Madhe, duke thënë që kemi nevojë për ndihmë, të Japonisë, të Suedisë, të Zelandës së Re pa harruar vëllezërit tanë në Lindjen e Mesme që të na ndihmojnë. Njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt. Kanë nevojë që të shohin që bota nuk do të na lërë vetëm. Njerëzit janë larguar nga Tirana dhe Durrësi. Nuk ndihen të sigurt. Në Kryeministri gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë, vijnë në mëngjes por pastaj shkojnë në Vlorë, Elbasan. Në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk jetojnë aty. Njerëzit ndihen të pasigurt. Është e qartë. Ambasadorin holandez", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant USA : 30/11/2019 21:32

    KUJDES Z RAMA!!!! DOKO PO BEN VELJEREN ME HEKURAVE QE PO NDRYSHKEN CDO DITE NE AMERIKE CDO OBJEKT BETONI RRUGE URA MEMORIALE HEKURAT O GALVANIZOHEN O LYEN ME BOJE ANTIRUXHO VELJERA E DAKOS KATASTROFA TJETERE DURRESIT

    Përgjigju
  • Moni: 30/11/2019 21:26

    U bone dhe ti si fallxhorja me filma parashikuese

    Përgjigju
  • tori: 30/11/2019 19:51

    Te lumte kryeminister per sensibilizimin mbar shqiptar e at nderkombetar per te ndihmuar shqiperin per te kaluar gjendjen katastrofike te krijuar nga termeti I fuqishem e per ta kaluar kete gjendje me sa ma pak dhimbjeTe lumte e bravo kryeminister per sistemimin e vazhdim te sistemimit te damtuarve nga termeti,per masat e marra edhe ndertimin nga para banesave te shkatrruara e shperblime jo te vogla per te damtuarit.Bravoooooo.

    Përgjigju
  • Bujari: 30/11/2019 19:36

    SHPELLARE TE POSHTER,,,SI NGA VERIU E NGA JUGU,,,,JU JENI NDYRESIRAT E KETIJ KOMBI,,,LLUM ,,LUM,,,LLUM I POSHTER JENI,,ISHIT JU QE NE VITIN 1992 ME LEJEN E SHPELLARIT TJETER NEANDERTAL SALI MALOK BERISHES U VERSULET SI QEN TE TERBUAR E TE PANGOPUR MBI TOKA TIRANASISH DHE DURRSAKESH,,,DUKE I GRABITUR TOKEN PRONAREVE TE LIGJSHEM,,,JU JENI DHE DO MBETENI FATKEQESIA E KETIJ KOMBI PER NJE KOHE TE GJATE,,,KJO SEPSE JENI KRAHINAR,,PISA,,TE NJEANSHEM,,DALLKAUKE,,NDYRESIRA,KRIMINELE,,TE POSHTER,HAJDUTE,CMIREZINJ,,IMORALE,,E GJITHE TE ZEZAT QE MUND TE KETE NJERIU,,,C'FARE BORXHI JU KISHTE TIRANA,DURRESI,ELBASANI,SHKODRA,,LEZHA,QE ERDHET JU SI TURMA ZULU ME THIKA NE GOJE PER SHKATARRIM,,,C'FARE TAKSIRATI KA TANI EDI RAMA ME GJITHE PROBLEMET E TIJ QE TE MERRET ME NDERTIMET QE KENI BERE JU PA LEJE ,,PA PLAN,,PA ASGJE,,,C'TAKSIRAT JU KA AI,,AI JU THIRRI TE VINIT E TE NDERTONIT NE KENETE APO NE PALZH,,,JO EDI RAMA NUK JU KA ASNJE FAJ,,,,VETE KENI ARDHUR DHE VETE DUHET TE PAGUANI TANI PASOJAT ,,,EDI RAMA ASNJE LEKE MOS JU JEP KETYRE NDYRESIRAVE,,,,ASNJE LEKE,,,ATY TE VDESIN SI QEN NE VARRET QE I KANE HAPUR VETE ME DOREN E TYRE...PTU,PTU,PTU,,....

    Përgjigju
  • janulla: 30/11/2019 19:21

    BRAVO RAMA,,,amerikanet jane me te miret ne kete pune ,,,,edhe nje here bravo,,me amerikanet e ke rezultatin pa hile,,,po ashtu me gjermanet,suedez ,serb,etj,,.....

    Përgjigju
  • Tani: 30/11/2019 18:52

    Asgje nuk eshte falas. Do paguhet. Kujdes nga Rumania,Serbia dhe Greqia se japin ndihme hipokrite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite