Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta

Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta

Kryepolici Ilir Proda gjatë pritjes së prefektit Alessandro Giuliano

Tiranë- Forcimi i luftës ndaj krimit të organizuar ishte tema e diskutimeve mes Policisë së Shtetit Shqipëri dhe Policisë së Shtetit Itali.

Ditën e sotme, në Tiranë mbërriti për vizitë një delegacion i policisë italiane, që kryesohej nga Prefekti Alessandro Giuliano, drejtor Qendror i Antikrimit në Departamentin e Sigurisë Publike.

Kjo ishte një kthim vizite e disa ditëve më parë të kryepolicit Ilir Proda, i cili priti sot (26 mars) në zyrën e tij miqtë italianë.

“Vizita e Prefektit, pas vizitës në Romë, disa ditë më parë, të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda dhe Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati. Prioritet i këtij takimi ishte diskutimi mbi hapat konkretë që do të ndërmarrin në vazhdim te dyja policitë, me objektiv forcimin e luftës kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”, njoftoi institucioni. 

Proda dhe Giuliano vlerësuan ndër të tjera edhe bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, veçanërisht ndërmjet Policive Kriminale.

Bëhet fjalë për krijimin e një sërë skuadrash hetimore të përbashkëta në proces e sipër, si dhe me finalizimin e operacioneve kundër trafikimit të lëndëve narkotike, për goditjen e organizatave kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Drejtor Proda e siguroi Prefektin Giuliano se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me partnerët, mbi baza besueshmërie dhe profesionalizmi”, theksohet në deklaratë. 

Më tej, Prefekti Giuliano zhvilloi një takim me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe me drejtuesit e drejtorive të këtij departamenti.

Gjatë takimit, Prefekti vlerësoi “vendosmërinë dhe kapacitetet hetimore e profesionale të Policisë shqiptare, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim më të ngushtë dhe shkëmbim informacionesh dhe sinjalesh, pa barriera”.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni

Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni