Zyrtari i OKB-së Grandi: Pushtimi i Ukrainës shkaktoi "zhvendosjen më të shpejtë dhe më të madhe" të refugjatëve në dekada

Zyrtari i OKB-së Grandi: Pushtimi i Ukrainës shkaktoi

1667493891_FilippoGrandi.PNG

Kombet e Bashkuara po shprehin shqetësimin e tyre për dimrin e ashpër që mund të përballen ukrainasit pas sulmeve në infrastrukturën energjetike dhe numrit të madh të njerëzve të zhvendosur nga lufta.

"Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar zhvendosjen më të shpejtë dhe më të madhe të dëshmuar në dekada. Rreth 14 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga 24 shkurti," tha në një deklaratë të mërkurën Filippo Grandi, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

Gjithashtu Filippo Grandi i ka shkruar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: "Ukrainasit do të përballen me një nga dimrat më të ashpër në botë në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Organizatat humanitare kanë rritur në mënyrë dramatike reagimin e tyre, por duhet bërë shumë më tepër, duke filluar me përfundimin e kësaj lufte të pakuptimtë. Fatkeqësisht, ne shohim të kundërtën dhe shkatërrimi i shkaktuar nga goditjet në infrastrukturën civile, që ndodh teksa ne flasim, po e bën shpejt reagimin humanitar të duket si një pikë në oqeanin e nevojave”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pro rusët: Centrali i Zaporizhzhia nën juridiksionin rus! 6 anije me grurë nisen nga portet e Ukrainës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres