Në një intervistë për BBC, Zv/shefi mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam ka garantuar se vaksina e Pfizer për COVID-19 mbërrin brenda disa orësh në vend, jo disa ditësh si u deklarua ditën e djeshme.

“Ne presim që të marrim vaksinën Pfizer shumë shpejt në Britani dhe dua të them brenda disa orësh, jo ditësh.” deklaroi ai.

Van-Tam ka thënë se Anglia nuk do të presë disa ditë për të provuar vaksinën, teksa Departamenti i Shëndetit të Britanisë së Madhe dje konfirmoi se fillimisht do të jenë 800 mijë doza të saj, të mjaftueshme për të vaksinuar 400 mijë qytetarë, të cilët do tu jepen qytetarëve në afate kohore prej tre javësh.

Ai u shpreh i sigurt se në ditët në vijim edhe SHBA me BE do e miratojnë vaksinën e prodhuar nga Pfizer/ Biontech.