Eksperti i sigurisë Xhavit Shala deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ se mbrëmjen e sotme policia e shtetit po zhvillon një operacion në det për bllokimin e një gomoneje. Operacioni po zhvillohet në Vlorë, ndërsa Shala nuk ka dhënë më shumë detaje.
/Shqiptarja.com
“Tani po ndiqet një gomone tjetër në det. Po zhvillohet operacioni tani në Vlorë” deklaroi ai në Report Tv. Në orët në vijim priten detaje të tjera nga policia e shtetit. Operacioni zhvillohet në bashkëpunim me policinë italiane, vetëm pak orë pas vizitës së ministrit të Brendshëm italian në Tiranë.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










