Një zyrtar ukrainas ka pohuar se fëmijët në rajonin e Luhansk të vendit po rrëmbehen dhe po dërgohen në republikën ruse të Çeçenisë.
Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake të Luhanskut, tha se fëmijët po merren "në masë" për "edukim patriotik", raportojnë mediat e huaja.
Ai shtoi se tashmë kishte më shumë se 100 raste të ngjashme të adoleshentëve të dëbuar në territorin rus.
Më herët, Qendra e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës pretendoi se 15,000 fëmijë i ishin nënshtruar ekzaminimeve të thella mjekësore nga autoritetet pro-ruse në Luhansk.
Ai tha se autoritetet kishin përcaktuar atëherë se 70% e këtyre fëmijëve kishin nevojë për "kujdes të veçantë mjekësor" dhe pretendohej se kjo po përdorej për të "mbuluar" dëbimin e fëmijëve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë









