Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni/ Meta mesazh urimi: Ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni/ Meta mesazh urimi: Ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët

Ilir Meta, Presidenti i Republikës

Një hap të rëndësishëm historik dhe kuptimplotë për shqiptarët e ka konsideruar President i Republikës Ilir Meta mbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdormin e gjuhëve në Maqedoni, përmes të cilit vendoset zyrtarisht përdorimi i Gjuhës Shqipe si gjyhë zyrtare e shtetit. Përmes një mesazhi urimi dërguar Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi Presidenti Meta shprehet se ky është një akt i rëndësishëm historik që i kontribuon vlerave europiane dhe garantimit të të drejtave të demokracisë për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni. 

"Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku dhe gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni. Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët, një arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni. Kjo arritje përbën gjithashtu një hap shumë te rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike dhe në rastin konkret demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin që Ju personalisht keni luajtur në këtë drejtim, duke i bërë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë.Së bashku me urimet për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit, ju dërgoj dhe përshëndetjet e mia më të mira e vëllazërore", shprehet Presidenti Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi një ditë më parë firmosi Ligjin për gjuhët, me të cilin zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të shtetit. Ligji është  botuar të martën në Gazetën Zyrtare dhe pritet të hyjë menjëherë në fuqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë