Zyrtarizohet koalicioni! Bindja Demokratike e Patozit dhe LZHK e Dash Shehit bashkë në 14 maj

Zyrtarizohet koalicioni! Bindja Demokratike e Patozit dhe LZHK e Dash Shehit bashkë në 14 maj

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike

TIRANË- Ashtu si kurse e kishin paralajmëruar në Report Tv, Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.

Një vendim i tillë ka ardhur për shkak se Partia Demokratike, vijon të jetë e përçarë dhe gjasat për t’u bashkuar janë të pakta. Diskutime ka pasur edhe me “Nismën Thurrje”, por duket se kanë qenë të pasuksesshme. Në një intervistë që ka pasur më herët në Report Tv, Astrit Patozi nga “Bindja Demokratike”, tha se ata synojnë Këshillat Bashkiak, mirëpo nëse poli opozitarë do të jetë edhe më i madh, pritshmëritë për rezultate do të jenë edhe më të larta.

Kjo marrëveshje, tha Patozi, është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron më të rëndësishme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 16/02/2023 21:22

    Nje dolli me meze ta ngreni meqe osht sebepi or teeeejjjjj.

    Përgjigju
  • Agroni: 16/02/2023 19:47

    O Zoti Patozi qe behesh sikur te vine keq tu po ke ngrene 30 vjet me ta po nje gje me habit po thuaj ku i gjete leket per hotelin tek moli naftes ne vlore ortak me kollozin ku i gjete leket per pallate me kryetarin e pedes Deromemaj apo ti dhuruan keto jep pergjigje ti dhe miqt e tu

    Përgjigju
  • Fajtori.com: 16/02/2023 17:57

    Pijanec dhe kumarxhinj bashkë! Oh, çdo të vejë. Teatër!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?