Zyrtarja e BE-Kryeministrit:Plotëso
kushtet për vizat,puno me opozitën

Zyrtarja e BE-Kryeministrit:Plotëso<br />kushtet për vizat,puno me opozitën
Drejtoresha e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst ka takuar sot Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në faqen e facebookut të  Zyrës së Bashkimit Europian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.

Brukseli i kërkon Haradinajt  që të implementojë MSA’në, që të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe që të punojë me opozitën siç thuhet për të mirën e popullit. Në këtë postim të shkurtër nuk përmendet në mënyrë eksplicite miratimi i demarkacionit, që është njëri nga kriteret e fundit për heqjen e vizave.

“BE është këtu për ju” citon zyra e BE’së zyrtaren e Brukselit.

Ndryshe, në takimin e parë të Ramush Haradinajt dhe Shefes së zyrës së BE’së është diskutuar edhe rreth prioriteteve që BE ka në raport me Kosovën. Apostolova ka thënë se këto prioriorite BE do t’ia prezantojë me shkrim Qeverisë së re.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre