Calavera: Koha të bëheni bashkë! Rama: Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropoina, Genovefa Ruiz Calavera, është në Tiranë, ku u takua me përfaqësues të palëve politike.

Nga opozita ajo u takua me 4 ish-deputetë, Bumci e Bylykbashi nga PD dhe Gjosha e Caka nga LSI.

Calavera nuk ju përgjigj interesit mediatik mbi situatën politike, por në tuiter shkroi:

“Është koha që të dy krahët politikë të bëhen bashkë për të vënë mbi të gjitha të mirën e vendit”.

Menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama, i cili i qartëson dhe nj herë opozitës detajet e ftesës së reformës zgjedhore.

“Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”

Calavera, e cila është edhe shefja e ONM-së në Tiranë, u takua me ekspertët ndërkombëtarë që monitorojnë procesin e vettingut në drejtësi.

Qëllimi i vizitës së zyrtares së lartë të BE-së në Tiranë, ishte pjesëmarrja në hapjen e një qendre për shoqërinë civile, financuar nga Bashkimi Evropian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare