Ekspertët: Tërheqja amerikane nga Afganistani mund të dëmtojë imazhin e saj në botë
15 Gusht 2021, 10:45
Shtetet e Bashkuara po dislokojnë rreth 3,000 trupa për të ndihmuar në evakuimin e shumicës së diplomatëve të tyre nga ambasada në Kabul. Ekspertët thonë se tërheqja e Uashingtonit nga Afganistani pas 20 vitesh luftë, mund të ketë një ndikim të pashlyeshëm në mënyrën se si do të shihet Amerika në arenën ndërkombëtare. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, sjell më shumë hollësi

Pas Shqipërisë edhe Kosova u hap 'derën' afganëve, Osmani: Dhashë përgjigje pozitive, kemi formuar grupin e punës! Shefi i kabinetit të Kurtit: Gjithçka do përmbyllet mirë
15 Gusht 2021, 10:38
Pas Shqipërisë edhe Kosova u ka hapur dyert afganëve, duke pranuar strehimin e tyre pas kërksesës së SHBA. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani e cila thotë se menjëherë pas dakordësimit institucional qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues.

Rama i thotë 'po' strehimit të afganëve në Shqipëri: SHBA na ka kërkuar të shërbejmë si vend tranzit, pranuam strehimin e qindra personave, gra aktiviste dhe intelektualë
15 Gusht 2021, 09:21
Kryeministri Edi Rama i ka thënë "po" kërkesës së SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve, që sipas tij, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve. Rama thotë se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane

Talebanët drejt kontrollit të plotë në Afganistan, 'thyejnë' Kabulin! 'Harrojnë' thirrjet për armëpushim, të shtëna me armë në aeroport! Blinken: Po sulmuat personelin tonë do kundërpërgjigjemi fort
15 Gusht 2021, 08:28
Talebanët kanë mbërthyer Afganistanin! Një grup militantësh islamikë që ka kapur pjesët të mëdha të vendit, ka filluar të hyjnë në periferi të Kabulit, i cili ishte i vetmi qytet që kishte mbetur në duart e qeverisë

Tërmeti shkatërrues goditi Haitin, mbi 700 persona të vdekur! Qytete të rrafshuara! Momenti prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat
15 Gusht 2021, 07:33
Tërmeti shkatërrues që goditi Haitin një ditë më parë ka lënë pas një bilanc të rëndë viktimash. Deri më tani raportohet për 724 viktima dhe mbi 2.800 të plagosur. Përditësimi i të dhënave u bë me dije përmes një deklarate nga Mbrojtja Civile e vendit.

Biden autorizon dërgimin e 5000 trupave shtesë në Afganistan, do të garantojnë tërheqjen e sigurt, paralajmëron talebanët! Islamistët në dyert e Kabulit
14 Gusht 2021, 23:06
Presidenti amerikan Joe Biden ka autorizuar dërgimin e 5,000 trupave në Afganistan për të siguruar "tërheqje të rregullt dhe të sigurt" nga Afganistani.

Kush janë talibanët dhe si veprojnë ata?
14 Gusht 2021, 22:32
Pasi grupi militant i talibanëve ka marrë kontrollin e më shumë se gjysmës së qarqeve në Afganistan, premtimet e bëra nga negociatorët talibanë në bisedimet e paqes në Doha të Katarit duket se po bien në ujë.

Ambasadorja Kim takon Kadarenë, e ngazëllyer me shkrimtarin: Një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë
14 Gusht 2021, 19:40
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me shkrimtarin, teksa shkruan se kanë diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”

Ekskluzive/ Bisedimet për strehimin e afganëve në Shqipëri, NATO për Report Tv: Disa vende anëtare kanë plane individuale për zhvendosjen e tyre! Na mbështetën dhe rrezikuan jetën
14 Gusht 2021, 18:41
Pasi u publikua lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me shumë vende për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, lajmi për plane konkrete për zhvendosjen e tyre është konfirmuar për Report Tv nga vetë NATO.

Korriku i vitit 2021, muaji më i nxehtë në historinë e planetit në 142 vitet e fundit
14 Gusht 2021, 15:36
Korriku i 2021 është konsideruar si një nga muaji më i nxehtë në historinë e planetit, që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen, 142 vjet më parë, njoftuan zyrtarët e motit në Shtetet e Bashkuara