-
Ilir Metës i plas sherri në parti, shkak Tedi Blushi
Te Partia e Lirisë së Ilir Metës nuk ka më qetësi. Denis Hidri, një prej zyrtarëve të kësaj partie, disa herë kandidat, ka dhënë dorëheqjen dhe është tërhequr nga kjo forcë politike duke akuzuar drejtuesit e saj për katapultim të njerëzve pa kontribute në krye të partisë, pa i lënë hapësirë garës brenda strukturave.
26 Shkurt 2025, 20:13 -
‘150 mijë dosje presin të shqyrtohen në gjykatat e vendit’, Xhixho: Harta e re gjyqësore i dha goditjen përfundimtare reformës në drejtësi
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka ngritur shqetësimin se janë rreth 150 mijë dosje të cilat presin që të shqyrtohen nga gjykatat e vendit. Sipas saj, janë mijëra qytetarë që presin drejtësi për çështjet e tyre.
26 Shkurt 2025, 16:10 -
Tjetër largim nga PL, ish-kandidati për deputet akuza për manipulime votash: Njerëz nga rruga vijnë për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm! Zëdhënësja: 'Patronazhist i narko-regjimit'
Anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Denis Hidri, ka shpallur largimin e tij nga kjo forcë politike, duke e shoqëruar me akuza për manipulime votash brenda patisë. Hidri ka qenë kandidat për deputet në 2021 dhe kandidat për kryetar bashkie në Krujë në 2023. Ndërsa PL ka reaguar duke e quajtur Hidrin, 'sufllaqe dopiopite' dhe 'patronazhist të narko-regjimit'.
26 Shkurt 2025, 09:00 -
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ regjistron 24 parti të tjera, shkon në 39 numri total! MEGA e grekëve mbetet ‘peng’, dy kryetarët sherr për vulën (LISTA)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistron 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kur duhen edhe 9 orë nga përfundimi i afatit në mesnatë. Listës me 15 parti i bashkohen edhe 24 të tjera. Konflikt në MEGA, Celibashi i paralajmëron: Sillni vendim të formës së prerë për kryetarin!
25 Shkurt 2025, 14:55 -
Zgjedhjet/ Opozita në ethet e negociatave, aleatët në radhë te Berisha! Duka mbyll ‘paktin’: 1 deputet i sigurt, 10 në listë të hapur! Blushi e Mediu pa shifra
Opozita është mbërthyer nga ethet e negociatave për koalicion parazgjedhor. Në Partinë Demokratike këtë të martë u zhvilluan një sërë takimesh me aleatët Mediu, Duka, Dule e në emër të Metës, Tedi Blushin. Mes tyre, vetëm kreu i agrarëve foli për një pakt të arritur me numra konkretë, pasi ka garantuar një vend të sigurt në qarkun e Durrësit dhe përfaqësim në listat e hapura në 10 qarqe në total.
25 Shkurt 2025, 12:36 -
-
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Thirrje dhe Diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje
22 Shkurt 2025, 15:57 -
Nuk e lejuan që të takohej me drejtuesit e PL te 313-ta, Meta akuza: Ndalimi i vizitave s’më pengon do të udhëheq partinë tek fitorja! Narkoshteti më rrëmbeu
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra të përf
21 Shkurt 2025, 16:52 -
Haxhinasto, Blushi dhe Xhixho shkojnë të takojnë Metën tek 313-ta, u refuzohet takimi, Vasili: Narkoshteti problem ka presidentin e PL-së
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë së bashku me Kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Xhixho e Vasili shkuan tek 313- ta për të takuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta por janë refuzuar
21 Shkurt 2025, 12:24 -
-
FOTO-LAJM/ Kreu i Partisë së Lirisë firmos kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 11 Majit si Ilir Metaj
Ilir Meta (Metaj)Partia e Lirisë ka qenë formacioni i radhës politik që ka dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit, teksa lista ka shkuar në 15 parti deri tani.Në
20 Shkurt 2025, 16:19 -
Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Ilir Meta u regjistrua sot zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Presidenti i Partisë së Lirisë firmos nga qelia kërkesën me nënshkrimin Ilir Metaj
20 Shkurt 2025, 15:43 -
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
Kreu i PL-së Ilir Meta ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Tiranë, ku ka folur për reformën në drejtësi dhe kapjen e saj dhe të institucioneve në SPAK sipas tij prej Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.
18 Shkurt 2025, 14:53 -
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
Lajmin e ka shpërndarë sot nga qelia në rrjetin social Facebook edhe kryetari Ilir Meta, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024 për tre akuza nga SPAK dhe me masën “arrest me burg” nga GJKKO. Ai ka publikuar edhe një albun fotosh nga takimi
16 Shkurt 2025, 17:48 -
Atletja mbështeti Erion Veliajn para SPAK, Blushi: Luiza Gega ka shkelur ligjin për disiplinën ushtarake, i'a ndalon të marr pjesë në grumbullime politike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar prezencën e sportistes Luiza Gega e cila ditën e djeshme u bë pjesë e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
13 Shkurt 2025, 17:19 -
‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët’, Meta nga qelia: Më shumë fonde për arsimin publik
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit flet për situatën aktuale të ekonomisë në vendin tonë.
13 Shkurt 2025, 15:27 -
'5 horra me uniformë mësynë brenda qelisë së Metës', Tedi Blushi: Kontroll me urdhër të Ramës, nga qimet e flokëve te çorapet për 20 minuta
Sipas Blushit, ky veprim është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, të cilin ai e akuzon si kreun e një organizate mafioze që kontrollon drejtësinë dhe përdor SPAK-un për të eliminuar kundërshtarët politikë. Blushi thekson se regjimi po tregon shenja paniku dhe se asnjë manovër nuk do ta ndalojë opozitën në misionin e saj për largimin e Ramës nga pushteti.
12 Shkurt 2025, 17:08 -
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar për 3 akuza të rënda prej 21 Tetorit të vitit të kaluar, denoncon nga Burgu 313 presionet që po i bëhen dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga administrata e paraburgimit. I kërkon Dumanit të hetojë korrupsionin e qeverisë dhe zbut gjuhën me kreun e SPAK
12 Shkurt 2025, 11:52 -
'Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas', Metës nuk i 'del e keqja' me Braimllarin
Meta u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit, edhe pse nuk e përmendi me emër.
8 Shkurt 2025, 21:56 -
Meta mesazh qytetarëve nga qelia para mitingut, me dy gishtat lart: Të protestojmë për votën e lirë dhe kundër narkoregjimit mafioz!
Foto e publikuar nga Ilir Meta në Facebook, disa orë para protestësKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024 për tre akuza të rënda, ka reaguar nga qelia e Burgut 313 në Tir
8 Shkurt 2025, 14:12