-
S’ka dritë jeshile për ish-të burgosurin politik në Lezhë! Ndue Murcaj jeton poshtë urës prej 3 muajsh, institucionet ‘ping-pong’ për vitet e burgut
Ndue Murcaj, ish-i dënuari politik në Lezhë është lënë në mes të rrugës. Tre ditë pas apelit për ndihmë në media, Instituti i Sigurimeve nuk i ka lidhur pension, ndërsa Bashkia e Lezhës s’mund ti gjejë azil. Prej 3 muajsh, 66-vjeçari qëndron në të ftohtë poshtë urës së Drinit.
2 Shkurt 2023, 16:41 -
Më shumë se 100 ditë jeton poshtë urës në Lezhë, 66-vjeçari ish i burgosur politik i braktisur: Nuk kam marrë kompesim për burgun, jam i sëmurë
Një 66-vjeçar nga Lezha jeton poshtë urës pa asnjë të ardhur. Ndue Murcaj, i cili ka kryer burg në komunizëm apelon për ndihmë. Ai mban statusin “ish-i përndjekur politik” por është përjashtuar nga ligji për dëmshpërblimin financiar. Sakaq ende nuk ka marrë as pensionin e pleqërisë.
31 Janar 2023, 12:39