Mes mbeturinash, poshtë urës së Drinit jeton ish-i dënuari politik, Ndue Murçaj nga fshati Gryk-Lumi i Lezhës.
I braktisur nga familjarët por dhe shoqëria, 66-vjeçari vuan nga disa sëmundje.
"Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. I lodhur jam, me fjet s’kam, kurrgjë. Një batanijë m’a kanë falë njerëzit për sevap. Çfarë më falin ndonjë copë bukë që ma falin njerëzit aty, dal e lypi prej hallit” – tha ai.
Ndue Murcaj nuk ka përfituar dëmshpërblim për vitet e burgut edhe pse mban statusin “i burgosur politik”, lëshuar nga Instituti i Ish-të Përndjekurve Politike.
”Kërkoj ndihmë prej shtetit me më dhanë ato paret e burgut që më takojnë. Është e vështirë jetesa ime, duke vdekur jam se dhe i sëmur jam. Ja i kam dhe duart e ënjtura prej operacionit”- vijoi ai.
Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Murçaj është arrestuar në 1977 dhe dënuar në ’78 nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burgim për tre akuza “terror mbetur në tentativë” “strehim diversantësh” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”. Ai ka kryer 14 vite burgim dhe është liruar në vitin 1991.
Kontaktuar nga Report TV zyrtarë të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë thanë se “çdo person i dënuar në komunizëm për terror është përjashtuar nga Ligji i Dëmshpërblimit pavarësisht se mban statusin “I burgosur politik”.
Ndue Murçaj tregon se nuk ka asnjë të ardhur!
Edhe pse ka mbushur moshën, nuk ka përfituar as pensionin e pleqërisë.
“Dua me më dhanë pensionin se kam 6 muaj që kam dalë në pension dhe nuk më kanë dhënë asnjë lek se nuk kam asnjë të ardhur.’-vijoi ai.
Pas sinjalizimit nga mediat Shërbimi Social në Bashkinë Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje, por pa arritur ende që të gjeje zgjidhje.
-
i ziu ti, i besuat nje komunisti 28 vjecar ne krye te PD-se dhe ja cfare ndodh...mos flasim per qeverite hajdute dhe plerat qe na kane qeveris per 32 vite.
Përgjigju -
Ne U.S.ka plot veterane qe kane sakrifikuar per vendin dhe prape kane perfunduar si ky fatkeqi poshte urave e rrugeve te pastrehe, se dhe ky zoteria ka sakrifikuar jeten ne burg.Fatet dhe sakrificat ngjajne kudo.Do te isha kurioze te dija se cfare nenkuptonte aktakuza e ketij nga Sigurimi per terrorizem.Cfare terrori ka bere qe sot org.e ish te burgosurve e ka perjashtuar nga demshperblimi,se mua nuk me duket bindese po t'i matesh gjerat me kutin e atehereshem,aq me teper kur ka patur raste qe organizata e te perndjekurve ka ndihmuar njerez qe nuk kane qene kurre te persekutuar te fitonin te drejten e studimit bazuar ne keto korniza?
Përgjigju -
Gjynah per kete person, Turp per shtet in tone edhe neve si shoqeri dhe nje turp te madh per media qe merren me BB e budalleqe te tilla ne vend qe te merren me lajme te tilla
Përgjigju -
Normal qe nuk do maresh lek, nuk je ish sigurims.y
Përgjigju -
Vazhdoni te votoni avokatin tuaj Sali Berisha! Komunisti i pa ndreçur ju mashtroj jua dha parate tuaja komunistave,qe ne Demokraci dolen te presekutuar!juve ju dha 2 kiste dhe jua futi gishtin mbrapa! Rama ju dha 5 kiste dhe ju jeni mos mirnjohes ndaj ti.
Përgjigju











Komente
Komento